• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“STATUSI I VEÇANTË” PËR LICEUN DHE SHKOLLËN BALETI/ Manastirliu: Më shumë autonomi për shkollat artistike
Home
Politikë

“STATUSI I VEÇANTË” PËR LICEUN DHE SHKOLLËN BALETI/ Manastirliu: Më shumë autonomi për shkollat artistike

21 September, 2024 s.autor Politikë

Liceu Artistik “Jordan Misja” dhe Shkolla Koreografike në Tiranë kanë marrë ‘Statusin e Veçantë’ nga Ministria e Arsimit dhe Sportit, një njohje që i jep autonominë menaxheriale dhe financiare këtyre dy shkollave me orientim artistik.

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu, i dorëzoi në mënyrë simbolike Statusin e Veçantë dy shkollave në një ceremoni zyrtare organizuar me këtë rast.

“Statusi i veçantë që ne sot u japim dy shkollave më në zë, shkollave me nivel kombëtar, që është Liceu Artistik “Jordan Misja” dhe Shkolla Koreografike është një status i cili mundëson një autonomi të menaxhimit të shkollës por dhe një ngritje të nivelit të cilësisë së shkollës përmes përfshirjes, jo vetëm të roleve të reja në shkollë por edhe përmes statusit të veçantë që u jepet sot shkollave dhe që do t’iu mundësojë një buxhet më të rritur për shkollat, autonomi financiare, në mënyrë që shkollat të mund të rrisë fondet e tyre edhe nëpërmjet të tretëve përmes aplikimeve për projekte, shfaqjeve të ndryshme që mund të ofrojnë dhe mund të mbledhin të ardhurat dhe ti përdorin për investime brenda shkollës”, tha Manastirliu.

Ministrja e Arsimit dhe Sportit vuri theksin edhe tek modernizimi i kurrikulës artistike, duke theksuar nevojën për lidhje më të forta mes shkollave artistike dhe Universitetit të Arteve.

“Përveç autonomisë financiare të shkollës, një tjetër optimizim i përpjekjeve të përbashkëta për të rritur cilësinë është kurrikula artistike, e cila në fakt duhet modernizuar me ritmin e kohës, por ndërkohë, duhet ndërlidhur me Universitetin e Arteve. Sot më shumë se kurrë nevojitet që Universiteti të jetë më afër shkollave artistike. Dhe aq më tepër ju nëpërmjet kësaj formule të re të riorganizimit dhe funksionimit të shkollës artistike do të mundeni që të keni një lidhje më të integruar me Teatrin e Operas dhe Baletit dhe me teatrot e tjera artistike në të gjithë bashkitë ne vend si dhe me shkollat që kanë klasat artistike dhe të cilat mbështesin fëmijët me prirje artistike dhe ju mund të filloni dhe procesin e rekrutimit të fëmijëve me prirje të veçanta që në momentin që janë në shkollën fillore”, tha Manastirliu.

Sipas ministres, ky status i veçantë do të përfaqësojë një hap të rëndësishëm drejt suksesit të shkollave artistike në Shqipëri.

“Jam e bindur që kjo do të jetë një histori suksesi për shkollat tona artistike,” përfundoi Manastirliu.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article 10 VJETORI I VIZITËS NË SHQIPËRI/ Papa Françeskut i dhurohen simbolet më të bukura të traditës shqiptare
Previous article I DËNUAR PËR TRAFIK DROGE/ Sekuestrohen apartamentet e shqiptarit të arrestuarit në Austri

s.autor

Postime të ngjashme

"NA PROVOKUAN MBËSHTETËSIT E ARLIND QORRIT..."/ Përplasjet në protestë, flet anëtarja e FRPD: Kjo protestë… Politikë

"NA PROVOKUAN MBËSHTETËSIT E ARLIND QORRIT..."/ Përplasjet në protestë, flet anëtarja e FRPD: Kjo protestë…

KA MBAJTUR POSTE TË RËNDËSISHME/ Sofia Moreira de Sousa propozohet për ambasadore e BE-së në Shqipëri Politikë

KA MBAJTUR POSTE TË RËNDËSISHME/ Sofia Moreira de Sousa propozohet për ambasadore e BE-së në Shqipëri

IRANI REAGOI PËR ZVËRNECIN/ Rama: Po merakoseni për popullin shqiptar? Na keni sulmuar, por nuk përkulemi Politikë

IRANI REAGOI PËR ZVËRNECIN/ Rama: Po merakoseni për popullin shqiptar? Na keni sulmuar, por nuk përkulemi

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT