• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
SKANDALI TE ONKOLOGJIKU/ Apeli i GJKKO merr vendim për mjekët që orientonin pacientët me tumor drejt klinikave private
Home
Aktualitet
Kronikë

SKANDALI TE ONKOLOGJIKU/ Apeli i GJKKO merr vendim për mjekët që orientonin pacientët me tumor drejt klinikave private

18 September, 2024 s.autor Aktualitet, Kronikë

Njoftimi i Apelit të GJKKO:

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues monokratik të përbërë nga gjyqtari Florjan Kalaja, sot më 18.09.2024, shpalli vendimin mbi çështjen penale nr. 39 akti, datë 09.09.2024 regjistrimi, mbi ankimin e personave nën hetim E.G., B.Q., F.M., H.G., me objekt: “Ankim ndaj vendimit nr. 84, datë 24.07.2024, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar”, disponuar në lëndë të masave të sigurimit personal, dhe vendosi:

Miratimin e Vendimit nr. 84, datë 24.07.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin e Krimin e Organizuar për sa i përket disponimeve kundrejt Z. E.G..
Ndryshimin e Vendimit nr. 84, datë 24.07.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin e Krimin e Organizuar për sa i përket disponimeve kundrejt Z. F.M..
Caktimin ndaj Z. F.M. të masës së sigurimit “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”, të parashikuar nga neni 234 të Kodit të Procedurës Penale, duke e urdhëruar atë të paraqitet pranë oficerit të policisë gjyqësore, që është i ngarkuar me hetimin, çdo të ditë të mërkurë, në orën 09:00.
Shfuqizimin e Vendimit nr. 84, datë 24.07.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin e Krimin e Organizuar për sa i përket disponimeve kundrejt Z. H.G..
Rrëzimin e kërkesës së Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për caktimin e masës së sigurimit personal ndaj personit nën hetim Z. H.G..
Ndryshimin e Vendimit nr. 84, datë 24.07.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin e Krimin e Organizuar për sa i përket disponimeve kundrejt Znj. B.Q..
Rrëzimin e kërkesës së Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për caktimin e masës së sigurimit personal ndaj personit nën hetim Znj. B.Q..
Ngritjen në Kolegjin Penal të Gjykatës së Lartë të parashtrimit mbi mungesën e kompetencës lëndore të gjykatës së posaçme për sa i përket pjesës së procedimit penal me objekt faktin penal historik të administrimit të burimit të “Kobaltit”, me persona nën hetim Znj. B.Q. dhe Znj. D.K..
Urdhërohet sekretaria gjyqësore që të paraqesë në Gjykatën e Lartë kopjen e akteve për zgjidhjen e mosmarrëveshjes së kompetencës lëndore në këtë procedim penal.
Kundër disponimeve të këtij vendimi mbi masat e sigurimit personal mund të bëhet rekurs në Gjykatën e Lartë brenda 45 ditëve, duke nisur ky afat nga e nesërmja e njoftimit të vendimit të arsyetuar.

VIJON…

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NDARJA NGA JETA E GERTI BOGDANIT/ Policia: U gjet pa ndjenja në ambientet e një hoteli në Tiranë
Previous article ÇFARË ZBULUAN BISEDAT NË APLIKACIONIN SKY ECC/ Tritoli në hotel “Victoria”, shkak gjoba 1.5 milion euro për mikun e Ervin Matë

s.autor

Postime të ngjashme

VRASJA E URIM FIKUT/ Bien dëshmitë për ariun, dyshohet se 62-vjeçari u ndoq dhe qëllua disa herë me armë Aktualitet

VRASJA E URIM FIKUT/ Bien dëshmitë për ariun, dyshohet se 62-vjeçari u ndoq dhe qëllua disa herë me armë

PROTESTA/ Protestuesit sulmojnë me fishekzjarre policinë, efektivët kundërpërgjigjen me ujë Aktualitet

PROTESTA/ Protestuesit sulmojnë me fishekzjarre policinë, efektivët kundërpërgjigjen me ujë

POLICIA RRUGORE AKSION NË VLORË/ Fokus gjobat e papaguara dhe shkeljet rrugore Aktualitet

POLICIA RRUGORE AKSION NË VLORË/ Fokus gjobat e papaguara dhe shkeljet rrugore

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT