• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
E TRISHTË/ Pëson arrest kardiak, ndërron jetë në moshën 44-vjeçare, Gerti Bogdani
Home
Breaking News

E TRISHTË/ Pëson arrest kardiak, ndërron jetë në moshën 44-vjeçare, Gerti Bogdani

18 September, 2024 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Ditën e sotme ka ndërruar jetë, në moshën 44 vjeçare, ish- deputeti i Partisë Demokratike Gerti Bogdani.

Mësohet se shkak për ndarjen e tij nga jeta mund të jetë bërë një arrest kardiak ose një tromboemboli pulmonare.Bogdani lindi më 7 korrik 1980 në Tiranë, mbaroi shkollën e mesme “Harry Fultz”, me rezultate të shkëlqyera dhe ‘Medalje Ari’, vijoi studimet e larta në Universitetin Politeknik të New York-ut, ku diplomohet me ‘Nderimet më të Larta’ (Summa Cum Laude), duke u shpallur edhe fitues i Outstanding Graduate Award – ‘Medalje Ari’.

Ai është themelues dhe drejtues i Rrjetit të Studentëve Shqiptarë në Botë.

Karrierën politike e fillon në vitin 2007, kohë kur kandidoi me Partinë Demokratike për Kryetar të Njësisë Bashkiake nr. 10 Tiranë, garë të cilën e fiton.

Gjatë kësaj kohe vazhdon edhe aktivitetin si zëdhënës politik i PD. Në vitin 2009, Gerti Bogdani, kandidon në Zgjedhjet Parlamentare të 28 qershorit 2009, dhe zgjidhet deputeti më i ri në Kuvendin e Shqipërisë. Nga viti 2009 e në vijim, ai vazhdon aktivitetin e tij si Kryetar i Forumit Rinor të Partisë Demokratike.

Në vitin 2011 ai zgjidhet zv/president i “Bashkimit Ndërkombëtar të të Rinjve Demokratë” (International Young Democrat Union – IYDU) e më pas, në janar të vitit 2012, nën/Kryetar. Në shtator 2015 zgjidhet Kryetar i IYDU, ne Kongresin e zhvilluar në Lisbonë të Portugalisë, duke u bërë kështu politikani i parë shqiptar që mban një post kaq të lartë në një organizatë ndërkombëtare.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NDARJA NGA JETA E ISH-DEPUTETIT BOGDANI/ Ndërpritet mbledhja e Këshillit të Mandateve
Previous article QËLLOHET ME ARMË SHQIPTARI NË MES TË ATHINËS/ Detajet e para nga ngjarja e rëndë

s.autor

Postime të ngjashme

VRASJA E URIM FIKUT/ Bien dëshmitë për ariun, dyshohet se 62-vjeçari u ndoq dhe qëllua disa herë me armë Aktualitet

VRASJA E URIM FIKUT/ Bien dëshmitë për ariun, dyshohet se 62-vjeçari u ndoq dhe qëllua disa herë me armë

PROTESTA/ Protestuesit sulmojnë me fishekzjarre policinë, efektivët kundërpërgjigjen me ujë Aktualitet

PROTESTA/ Protestuesit sulmojnë me fishekzjarre policinë, efektivët kundërpërgjigjen me ujë

POLICIA RRUGORE AKSION NË VLORË/ Fokus gjobat e papaguara dhe shkeljet rrugore Aktualitet

POLICIA RRUGORE AKSION NË VLORË/ Fokus gjobat e papaguara dhe shkeljet rrugore

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT