• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 22 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

22 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“BASHKËPUNIM ME ITALINË PËR MIGRACIONIN”/ VOA: Kryeministri britanik shpreh interes mbi marrëveshjen me Shqipërinë
Home
Nderkombetare

“BASHKËPUNIM ME ITALINË PËR MIGRACIONIN”/ VOA: Kryeministri britanik shpreh interes mbi marrëveshjen me Shqipërinë

16 September, 2024 s.autor Botë, Nderkombetare

Kryeministri britanik Keir Starmer lavdëroi të hënën përpjekjet e Italisë për të gjetur zgjidhje për çështjen e imigracionit të paligjshëm, duke thënë se dyja vendet duhet të ndajnë më shumë informacione, strategji dhe të bashkëpunojnë për “të shkatërruar” bandat e trafikimit me qeniet njerëzore.

Në një konferencë të përbashkët shtypi, zoti Starmer tha se diskutimet e tij me Kryeministren italiane Giorgia Meloni kishin ndihmuar në formësimin e qasjes së Britanisë ndaj imigrimit të paligjshëm, që është shkak gjithnjë e më i madh zemërimi për britanikët, të cilët thonë se numrat e lartë të imigrantëve po përkeqësojnë kualitetin e shërbimeve publike.

Takimi i tij me zonjën Meloni, që erdhi pas vizitave në Berlin, Paris dhe Dublin si pjesë të përpjekjeve për të përmirësuar marrëdhëniet me Bashkimin Evropian, sipas ekipit të tij do të përmirësojë bashkërendimin për t’u përballur me çështjen e imigrimit

“Sot diskutuam për një sfidë të përbashkët dhe diskutuam se si të përballemi me të? (Përgjigja është) përmes bashkëpunimit, ndarjes së të dhënave, informacionit të zbulimit e kështu me radhë”, tha ai në konferencën me gazetarë.

Zoti Starmer tha se ishte “shumë i interesuar” për marrëveshjen e Italisë me Shqipërinë, e cila do të shqyrtojë disa nga kërkesat për azil të emigrantëve të shpëtuar në det që përpiqen të arrijnë tokën italiane, por se ai tha që marrëveshja ende duhet të fillojë të zbatohet dhe se qeveria e tij do të presë të shohë rezultatet e saj.

Ai lavdëroi punën e kryeministres Meloni për të parandaluar migrantët para se të fillonin udhëtimin e tyre, që siç tha ai, ka ndikuar në rënien prej 60 për qind të ardhjeve të parregullta përmes detit në Itali.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "PRANONI GABIMET DHE MOS..."/ Horoskopi për ditën e sotme, 17 Shtator 2024
Previous article "NE JEMI TË GJITHË..."/ Mos vallë Romeo na dha një sinjal se gjërat mes tij dhe Heidi Bacit kanë marrë fund?

s.autor

Postime të ngjashme

IRANI PARALAJMËRON BULLGARINË: Nëse lejoni SHBA-në të përdorë bazat tuaja, do të jeni bashkëfajtorë në krime lufte Botë

IRANI PARALAJMËRON BULLGARINË: Nëse lejoni SHBA-në të përdorë bazat tuaja, do të jeni bashkëfajtorë në krime lufte

GRUPI HOUTHI KËRCËNOI ME BLLOKADË NË DETIN E KUQ/ Paralajmëron Trump: Nëse ndodh… Botë

GRUPI HOUTHI KËRCËNOI ME BLLOKADË NË DETIN E KUQ/ Paralajmëron Trump: Nëse ndodh…

FRANCA NDJEK SHEMBULLIN E AUSTRALISË/ Parlamenti voton sot ndalimin e rrjeteve sociale për fëmijët nën 15 vjeç Botë

FRANCA NDJEK SHEMBULLIN E AUSTRALISË/ Parlamenti voton sot ndalimin e rrjeteve sociale për fëmijët nën 15 vjeç

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT