• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
RAMA TË ENJTEN NË BRUKSEL/ Liderët e BP do të takohen me Ursula Von der Leyen
Home
Politikë

RAMA TË ENJTEN NË BRUKSEL/ Liderët e BP do të takohen me Ursula Von der Leyen

14 September, 2024 s.autor Politikë

Liderët e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor janë ftuar nga presidentja e rizgjedhur e Komisionit Evropian, Ursula Von der Leyen, në një takim të enjten në mesditë në Bruksel.

Në këtë drekë pune, krahas ushqimeve të ndryshme, pritet që të ftuarit nga Ballkani do t’i kërkojnë zonjës Von Der Leyen që t`ju paraqesë një udhërrëfyes konkret për pesë vitet e ardhshme me afate kohore në kushtet kur do të nisë nga puna Komisioni i ri Europian. Burime nga Brukseli thanë për TV kombëtar Klan Neës se Shqipëria ka paraqitur tashmë një axhendë konkrete reformash me synim arritjen e anëtarësimit të plotë përpara vitit 2030.

Kryeministri Rama pritet që të kërkojë mbajtjen e Konferencës së Dytë Ndërqeveritare në muajin tetor për t’u ndjekur nga një tjetër deri në fund të këtij viti. Pjesa më e rëndësishme e kapitujve pritet të shqyrtohen vitin e ardhshëm në dy konferenca, e katërta në muajin mars dhe e pesta në dhjetor të vitit 2025.

Zëdhënësi i Komisionit Evropian, Erik Mamer, tha se priten diskutime konkrete me liderët ballkanikë për zgjerimin e BE-së. Zonja Von der Leyen pritet që të emërojë në ditët në vijim komisionerin e posaçëm për zgjerimin, prioritet i presidencës së saj.

Data e fillimit nga puna të Komisionit të ri Evropian pritet të jetë 1 nëntori, por me vonesën e krijuar sidomos nga Sllovenia në emërimin e komisionerëve të rinj, Von der Leyen mund të kërkojë edhe më shumë kohë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MOTI I KEQ/ Katër të vdekur në Rumani, në Pragë ngrihen barrierat kundër përmbytjeve
Previous article E PËSON KEQ/ Po transportonte 4 afganë në Malin e Zi, arrestohet 28-vjeçari në Shkodër

s.autor

Postime të ngjashme

ASAMBLEJA E PS MË 14-NËNTOR/ Çfarë presin socialistët! Rama, ndryshime në Qeveri si më 2023? (DETAJET) Breaking News

ASAMBLEJA E PS MË 14-NËNTOR/ Çfarë presin socialistët! Rama, ndryshime në Qeveri si më 2023? (DETAJET)

GJYQI NË GJKKO/ Kryemadhi: S’ka prova për kontratën për fibrën optike! Mungesë dokumentacioni në ekspertizën e deklarimit të pasurisë... Politikë

GJYQI NË GJKKO/ Kryemadhi: S’ka prova për kontratën për fibrën optike! Mungesë dokumentacioni në ekspertizën e deklarimit të pasurisë...

THIRRJE STUDENTËVE/ Rama: Harrojeni se e rrëzoni qeverinë me dhunë Politikë

THIRRJE STUDENTËVE/ Rama: Harrojeni se e rrëzoni qeverinë me dhunë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT