• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“DEPUTETI QË DUAM”/ Rama: Platforma, mundësi për ata që s’do i vinte kurrë rradha. Ja vlera e shtuar që duhet të keni…
Home
Politikë

“DEPUTETI QË DUAM”/ Rama: Platforma, mundësi për ata që s’do i vinte kurrë rradha. Ja vlera e shtuar që duhet të keni…

9 September, 2024 s.autor Breaking News, Politikë

Kryeministri Edi Rama, njëherazi edhe kryetar i PS-së, i ka drejtuar një apel të gjithë atyre që kanë ambicie që të aplikojnë përmes platformës ‘deputeti që duam’.

Rama tha se ata që kanë cilësitë për të qenë pjesë e familjes së madhe politike, duhet të aplikojnë përmes kësaj platforme, të cilën e konsideroi si një mundësi për të gjithë ata që nuk do t’i vinte rradha për të realizuar ambieciet e tyre.Në këtë kuadër, kryeministri solli në vëmendje rastin e një vajze nga Novosela, për të cilën tha se nuk do t’i vinte rradha asnjëherë duke pasur parasysh degën e PS-së së Vlorës.

Kryeministri u shpreh se “vlerë të shtuar në skuadrën tonë përfaqësuese nuk të bën as mosha më e re, as fakti se mund të kesh dëshirë, as fakti se mund të dish të flasësh bukur, apo fakti se mund të kesh qenë në rrethin apo lidhja që ke apo mund të kesh me PS-në, sepse të gjitha këto janë të parëndësishme”.

Në këtë kuadër, ai shtoi se vlerë e shtuar është ajo se çfarë mund të demonstrosh, pra që je një kandidat apo kandidate, që duhet të demonstrosh çdo ditë në raport me qytetarët.

“Ne do t’ju ndjekim me sy në distancë për të parë se si ju promovoni kandidaturën tuaj, të japë prova se pas tij ka zgjedhës që do e mbështesin dhe kështu do të mbështesin PS-në”, tha Rama.

Kryeministri theksoi se ajo gjeneratë që fitoi zgjedhjet në 2013-ën kishte shumë të rinj dhe të reja, që patën fatin, sepse e quaj fat për ata që kanë ambicie, që të krijonin muskujt e tyre në opozitë.

“Për PS e 2030 sfida është që ndryshimi i gjeneratës të bëhet në një kohë që ne jemi në qeverisje. Partia që fitoi zgjedhjet e para dhe që fiton prej atëherë çdo palë zgjedhje, është një parti që ka bërë jashtëzakonisht shumë për këtë vend. Por sot Shqipëria është një vend tjetër, nëse nisemi nga pika kur filloi kjo periudhë në udhëheqjen e vendit.

Shqipëria kishte 12.7 mld dollarë ose euro Prodhimin e Përgjithshëm, ndërsa sot e ka rreth 25.4 mld euro ose dollarë, që do të thotë fiks dyfish. Po kështu edhe Prodhimi i Përgjithshëm për frymë është pothuajse dyfishi.

Pra kjo është Shqipëria sot në raport me atë që ishte në buzë të humnerës, ku sipërmarrja ishte në prag të kolapsit dhe vendi buzë humnerës, ku kishte gropa të hapura fizike dhe financiare, që na u desh një kohë e gjatë që t’i mbyllnim”, tha Rama.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "SHPËRDOROI DETYRËN"/ Arrest shtëpie për kryebashkiakun e Tropojës, Rexh Byberi dhe zv.kryetarin
Previous article RIKE ROÇI SË SHPEJTI NUSE NË KOSOVË? Ja kush e nxorri ‘zbuluar’ ish-banoren e “Big Brother”

s.autor

Postime të ngjashme

DETAJET E PARA/ Zjarr i madh brenda një pallati 4-katësh në Lezhë, evakuohen banorët, disa të lënduar dhe me shenja asfiksie dërgohen në spital Aktualitet

DETAJET E PARA/ Zjarr i madh brenda një pallati 4-katësh në Lezhë, evakuohen banorët, disa të lënduar dhe me shenja asfiksie dërgohen në spital

TRAFIKUAN 61 TONË KOKAINË NGA AMERIKA E JUGUT/ SPAK çon për gjykim organizatën kriminale të Franç Çopjas dhe Ervis Çelës! 16 të pandehur, 9 mln € pasuri të sekuestruara Aktualitet

TRAFIKUAN 61 TONË KOKAINË NGA AMERIKA E JUGUT/ SPAK çon për gjykim organizatën kriminale të Franç Çopjas dhe Ervis Çelës! 16 të pandehur, 9 mln € pasuri të sekuestruara

LABORATORI I KOKAINËS NË FRAKULL/ SPAK kërkon konfiskimin e 16 pasurive me vlerë në treg mbi 2 milionë euro Aktualitet

LABORATORI I KOKAINËS NË FRAKULL/ SPAK kërkon konfiskimin e 16 pasurive me vlerë në treg mbi 2 milionë euro

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT