Një aksident i rëndë është regjistruar ditën e sotme në zonën e terminalit në Korçë.
Mësohet se një mjet ka përplasur një këmbësore e cila është dërguar në urgjencën e spitalit të Korçës.
E plagosura po kalonte në vijat e bardha nga një anë e rrugës për tek tjetra, në momentin kur një mjet tip Benz e ka përplasur. Gjithashtu policia ndodhet në vendngjarje për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.


