• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 14 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

14 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ECO TIRANA DO TË PASTROJË TË GJITHË QYTETIN/ Veliaj: Kompanitë private kërkuan ta zgjidhin me presion, por…
Home
Politikë

ECO TIRANA DO TË PASTROJË TË GJITHË QYTETIN/ Veliaj: Kompanitë private kërkuan ta zgjidhin me presion, por…

7 September, 2024 s.autor Politikë

Kompania “Eco Tirana” do të nisë një aksion të gjerë për pastrimin e të gjitha zonave problematike jashtë qendrës së Tiranës, pas braktisjes së punës nga kompanitë private, që ishin pajtuar për kryerjen e shërbimit. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, në një takim me punonjësit e pastrimit, tha se kompania publike Eco Tirana do të marrë në dorë administrimin e të gjithë qytetit, për të ofruar të njëjtin shërbimi pastrimi, si në qendër ashtu edhe në periferi.

“Eco Tirana do të marrë në administrim të gjithë qytetin, duke u lënë operatorëve private që mbulonin zonat e ‘5 Majit’, ‘Don Boskos’, lagjen ‘Rilindja’ te Unaza e Madhe, një afat nga 1 tetor deri në 1 nëntor, sepse si çdo marrëdhënie që ndërpritet jepet edhe një afat sepse nuk bëhet në mënyrë të palajmëruar. Ata [kompanitë private] menduan se duke i lënë këto zona pa pastruar dhe duke i çuar foto këtyre faqeve ‘anonim të lutem’, – apo duke nxjerrë disa nga këta që ne i kemi rrahur ‘si gomari në duhan’ me 60 mijë vota diferencë, – do t’i bënin presion kryetarit të bashkisë dhe ne do të dorëzoheshim, do ta hanim presionin. Ne nuk dorëzohemi! Vendimi ishte: Meqë ata duan ta zgjidhin me presion, ne do ta marrim që tani në administrim zonën te lagjja ‘Rilindja’ te Unaza e Madhe, po ashtu edhe zonën e ‘5 Majit’ te Bregu i Lumit, dy muaj para mbarimit të kontratës së shërbimit. Kemi dy makina industriale, por presim edhe 18 të tjera. Kjo do të thotë se në dy muajt e ardhshëm do duhet që të operojmë me një sens emergjence në këto zona. Do duhet të bëjmë disa punë në avancë, përpara se të vijnë të gjitha mjetet dhe pajisjet teknike”, tha Veliaj.

Kreu i Bashkisë shtoi se pjesë e procesit për administrimin e shërbimit të pastrimit të qytetit do të bëhen edhe administratorët e njësive administrative. Me urdhrin e ri të kryetarit të Bashkisë, ata do të mbikëqyrin dhe do të përgatisin një raport për të ndihmuar kompaninë publike të pastrimit Eco Tirana.

“Kam vendosur që pjesë e aksionit të bëhen edhe administratorët e njësive. Nga sot kam nxjerrë një urdhër, ku detyra e administratorëve të njësisë do të jetë gjithashtu edhe mbikëqyrja, edhe ndihma, edhe raportimi për Eco Tiranën dhe kryetarin e Bashkisë. Secili prej administratorëve do të ketë mundësi të bëjë një raport në ndihmë të kompanisë sonë publike. Nga sot ju lind edhe detyra që të mbikëqyrni, të ndihmoni, të bëni raportime dhe të gjithë bashkë të dalim faqebardhë me pastrimin e Tiranës”, tha ai.

Kreu i Bashkisë iu përgjigj edhe sulmeve të opozitës, teksa siguroi qytetarët se puna do të vijojë. “Parashikoj që kjo gjendje e emergjencës do të vazhdojë edhe për disa javë, derisa të na vijnë të gjitha mjetet, duke qenë se privatët u tërhoqën përpara kohe me bllof. Por, unë nuk kam ndërmend ta pranoj bllofin e tyre. Ne e kemi pastruar këtë qytet me thonj, ia kemi dalë ta bëjmë edhe vullnetarisht. Do vazhdojmë ta bëjmë këtë jo vetëm për ata që nuk kanë pastruar një ditë, ata që nuk kanë bërë asgjë në jetë, – mjafton të shikoni oborrin e partisë së tyre, edhe plehrat e tyre nuk i hedhin në kosh, por vijnë t’i hedhin te bashkia. E vetmja shpresë, ajo që Tirana na e dha me 60 mijë vota diferencë, është kjo skuadër, është ky ekip, janë këta njerëz të mrekullueshëm”, deklaroi Veliaj.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MUNGESË PUNTORËSH/ Bosët shqiptarë "joshin" djemtë nëpërmjet TikTok-ut për të punuar në shtëpitë e barit në Angli
Previous article "JETOJMË BASHKË PREJ NJË VITI"/ Flet mes lotësh 14-vjeçarja: Më lironi burrin, kush do më ushqejë mua dhe fëmijën?

s.autor

Postime të ngjashme

"ËSHTË REFORMË PËR VENDIN, JO PËR..."/ Rama me kryebashkiakët e PS: Qytetet do ofrojnë shërbime njësoj si sot Breaking News

"ËSHTË REFORMË PËR VENDIN, JO PËR..."/ Rama me kryebashkiakët e PS: Qytetet do ofrojnë shërbime njësoj si sot

"SHQIPËRIA E PARA NË BOTË PËR SIGURINË KIBERNETIKE"/ Reagon Rama: Urrejtësit e mi besnikë mund të hidhen përpjetë, por… Breaking News

"SHQIPËRIA E PARA NË BOTË PËR SIGURINË KIBERNETIKE"/ Reagon Rama: Urrejtësit e mi besnikë mund të hidhen përpjetë, por…

"LE T'I LËMË FANTAZMAT TË DALIN NË PENSION"/ Ministrja Dhuka i përgjigjet homologut serb: Historia nuk kthehet pas pse do Beogradi... Politikë

"LE T'I LËMË FANTAZMAT TË DALIN NË PENSION"/ Ministrja Dhuka i përgjigjet homologut serb: Historia nuk kthehet pas pse do Beogradi...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT