• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 14 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

14 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
KUNDËR BERISHËS/ Bardhi: Primaret të mos kthehen në anarki për partinë
Home
Politikë

KUNDËR BERISHËS/ Bardhi: Primaret të mos kthehen në anarki për partinë

7 September, 2024 s.autor Politikë

Caktimi i 12 drejtuesve politikë në Partinë Demokratike ka ndezur debatin brenda radhëve të demokratëve lidhur me procesin e primareve. Të gjithë kandidatët për deputetë në zgjedhjet parlamentare të 2025-ës do i nënshtrohet votës së anëtarësisë, por kryetari i grupit parlamentar Gazment Bardhi thotë se ky proces duhet të jetë i kujdesshëm, pasi mund të sjellë destabilitet për partinë.

“Ka një risk për të krijuar destabilitet të mëtejshëm në PD ndaj duhet të jetë një proces i kujdesshëm, sikundër duhet të mbajë në konsideratë nevojën që ka PD për prurje të reja jashtë strukturës së partisë.Në parim fakti që vendoset vota e anëtarit të partisë është zhvillim shumë pozitiv, por duhet kujdes që ky proces demokratizimi brenda partisë të mos kthehet në anarki, apo në një proces që destabilizon partinë, sepse në këtë moment ne kemi nevojë për stabilitet dhe bashkimin e çdo faktori dhe anëtari të partisë në çdo degë, sikundër kemi nevojë edhe për një hapje që jo gjithmonë sigurohet përmes një procesi të brendshëm brenda partisë”, tha Bardhi në një intervistë.

Paralel me zgjedhjet brenda saj, PD e ka fokusin të reforma zgjedhore dhe kërkon rikthimin në tryezën e dialogut për të pasur një reformë  gjithëpërfshirëse. Bardhi thotë se ftesa për bashkëpunim e mazhorancës është e mirëpritur nëse ajo do të pranojë përmbushjen e rekomandimeve të OSBE-ODIHR-it:

“Nuk kam pasur kontakt me Peleshin. Asnjëherë dhe në asnjë moment grupi i PD s’ka refuzuar të diskutojë çështje që janë në interes të publikut dhe për një reformë zgjedhore kuptimplotë, siç e kërkon OSBE/ODIHR-i, kemi qenë dhe mbetemi të gatshëm për të bërë detyrën tonë në bashkëpunim me mazhorancën sepse ndryshimet në Kod kërkojnë shumicë të cilësuar.”

Mazhoranca ka kërkuar bashkëpunim edhe për Komisionin Antikorrupsion, por demokratët vijojnë ta refuzojnë:

“Për ne, nëse Rama do kishte vullnet për shtet ligjor, kjo s’ka nevojë për komision të posaçëm, mjafton që qeveria të përmbushë detyrimet. Fakti që është kthyer në shtet krimi, ku zbulojmë afera korruptive me dëme mln euro, tregojnë se komisioni i posaçëm është propaganda për zgjedhjet e ardhshme”.

Nisja e sesionit të vjeshtës e gjen opozitën me një strategji të re të aksionit të saj politik në parlament. Por qëndrimi do të varet edhe nga reagimi i mazhorancës, thotë Bardhi:

“Qëllimi jonë s’ka qenë kurrë të bllokojmë punën e parlament, por nëse mazhoranca vijon me këmbëngulje të refuzojë mundësinë për një reformë gjithëpërfshirëse dhe konkrete e të plotë zgjedhore, është në detyrën e opozitës për të reaguar me çdo formë e mjet për t’iu imponuar kësaj nevoje që nuk është thjeshtë e opozitës, por është nevojë e Shqipërisë.”

Krahas betejës në Kuvend, Bardhi thotë se vjeshta e gjen opozitën edhe në sheshe me qytetarët, me qëllim largimin e kryeministrit Rama dhe krijimin e një qeverie teknike.

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "JETOJMË BASHKË PREJ NJË VITI"/ Flet mes lotësh 14-vjeçarja: Më lironi burrin, kush do më ushqejë mua dhe fëmijën?
Previous article HAPEN TË GJITHË PIKËKALIMET KUFITARE ME SERBINË/ Sveçla: U larguan bllokadat e krijuara nga ekstremistët e maskuar

s.autor

Postime të ngjashme

"ËSHTË REFORMË PËR VENDIN, JO PËR..."/ Rama me kryebashkiakët e PS: Qytetet do ofrojnë shërbime njësoj si sot Breaking News

"ËSHTË REFORMË PËR VENDIN, JO PËR..."/ Rama me kryebashkiakët e PS: Qytetet do ofrojnë shërbime njësoj si sot

"SHQIPËRIA E PARA NË BOTË PËR SIGURINË KIBERNETIKE"/ Reagon Rama: Urrejtësit e mi besnikë mund të hidhen përpjetë, por… Breaking News

"SHQIPËRIA E PARA NË BOTË PËR SIGURINË KIBERNETIKE"/ Reagon Rama: Urrejtësit e mi besnikë mund të hidhen përpjetë, por…

"LE T'I LËMË FANTAZMAT TË DALIN NË PENSION"/ Ministrja Dhuka i përgjigjet homologut serb: Historia nuk kthehet pas pse do Beogradi... Politikë

"LE T'I LËMË FANTAZMAT TË DALIN NË PENSION"/ Ministrja Dhuka i përgjigjet homologut serb: Historia nuk kthehet pas pse do Beogradi...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT