• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 29 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

29 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
U SULMUA NGA MOTRAT BERISHA/ Flet babai i Klea Prengës: Vajzës i janë dëmtuar nervat e buzës, akoma nuk…
Home
Aktualitet
Kronikë

U SULMUA NGA MOTRAT BERISHA/ Flet babai i Klea Prengës: Vajzës i janë dëmtuar nervat e buzës, akoma nuk…

3 September, 2024 s.autor Aktualitet, Kronikë

Babai i Klea Prengës, Mëhill Prenga, vajza e së cilit u sulmua brutalisht disa javë më parë në një lokal në Tiranë nga motrat Antonela dhe Mariela Berisha, ka dhënë një prononcim. Mëhill Prenga, në një komunikim për Euronews Albania ka thënë se ngjarja është e vështirë, por për të duhet të flasë vetë Klea, e cila sipas tij, nuk është gati ta bëjë këtë. Ai ka shtuar se goditja vajzës së tij i ka prekur nervin e buzës së sipërme dhe e ka të mpirë. Gjithashtu babai i Klea Prengës kërkoi që ligji dhe drejtësia të veprojë për cilindo që do ta shkelë atë.

“Është ngjarje e vështirë për mua, dua të më kuptoni. Kjo është një ngjarje që nuk më takon mua të flas, por Kleas dhe ajo nuk është gati. Goditja, i ka prekur nervin e buzës së sipërme dhe e ka të mpirë, ndaj më kuptoni. Të falenderoj për interesimin, në një moment tjetër kur Klea të jetë e gatshme, ajo do të flasë. Kërkoj që ligji dhe drejtësia të veprojë për cilindo që do ta shkelë atë”, ka deklaruar babai i Klea Prengës.

Ndërkohë, avokati i pranishëm në studio konfirmoi se akuza që rëndon mbi motrat Berisha është “plagosje e rëndë me dashje”. Sipas tij, nga shishja që është përdorur në sulmin ndaj Kleas mund t’i kishte shkaktuar vdekjen.

“Ka qenë një goditje me mjet prerës. Mjeti prerës është një shishe e cila mund të presë edhe venat, të të dëmtojë dhe të humbasësh jetën”, ka thënë avokati.

Ngjarja dyshohet se ndodhi pasi motrat Berisha e akuzonin Klea Prengën se kishte ndërhyrë në raportin martesor të Marielës. Ato e dhunuan atë fizikisht, e më pas u arratisën. Ndërkohë, policia i ka shpallur në kërkim motrat Berisha ndërsa ende nuk dihet vendndodhje e tyre, por sipas informacioneve rezulton se nuk kanë dalë jashtë Shqipërisë. Disa ditë më parë, policia ka sekuestruar dy automjete, makinën që kanë pasur natën e ngjarjes dhe makinën që kanë lëvizur më mbrapa motrat Berisha.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "U SHTUAN RRETH 200%"/ Rama publikon të dhënat: Shqipëria e para për rritjen e numrit të fluturimeve për korrikun
Previous article DETAJET E REJA/ “Menaxhonte rrjetin financiar të Mossadit”, për çfarë dyshohet shqiptari që u prangos në Turqi?

s.autor

Postime të ngjashme

INCIDENT NË ZONËN E MALIQIT/ Rrëzohet aksidentalisht nga shkëmbi një person Aktualitet

INCIDENT NË ZONËN E MALIQIT/ Rrëzohet aksidentalisht nga shkëmbi një person

PROTESTA E 29 NË TIRANË/ Nga sheshi 'Skëndërbej' qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë: Rama n'burg, Berisha n'burg Aktualitet

PROTESTA E 29 NË TIRANË/ Nga sheshi 'Skëndërbej' qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë: Rama n'burg, Berisha n'burg

TENSIONE TE KRYEMINISTRIA/ Policia heq instalacionin e këpucëve, protestuesit përplasen me uniformat blu Aktualitet

TENSIONE TE KRYEMINISTRIA/ Policia heq instalacionin e këpucëve, protestuesit përplasen me uniformat blu

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT