– Parandalohet një ngjarje në Maliq mes një çifti bashkëshortësh.
Një grua është dhunuar nga bashkëshorti i saj dhe vjehrri.
Sipas informacioneve bashkëshorti e ka goditur me grushta duke i shkaktuar dëmtime në fytyrë.
Por falë ndërhyrjes së shpejtë të policisë e cila është lajmëruar nga fqinjët e reja është hequr nga duart e bashkëshortit dhe vjehrrit të saj duke parandaluar përshkallëzimin e situatës që mund të çonte në një ngjarje të rëndë.
Policia ka bërë të mundur arrestimin e dhunuesit ndërsa babain e tij e ka proceduar në gjendje të lirë ndërkohë e reja u pajis me urdhër mbrojtje.
Bëhet me dije se bashkëshorti i gruas është përdorues i lëndës narkotike.
Motivi i dhunës dyshohet të jetë xhelozia.


