• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
TENSIONE NË MALIN E ZI/ Partitë pro-ruse duan ndryshimin e Kushtetutës, akuzat e opozitës
Home
Rajon

TENSIONE NË MALIN E ZI/ Partitë pro-ruse duan ndryshimin e Kushtetutës, akuzat e opozitës

1 September, 2024 s.autor Rajon

Partitë pro-serbe dhe pro-ruse kanë shtuar kërkesat për ndryshimin dhe plotësimin e Kushtetutës së Malit të Zi, posaçërisht tek nenet që kanë të bëjnë me identitetin, siç janë gjuha dhe simbolet shtetërore. Në anën tjetër përfaqësuesit e opozitës malazeze vlerësojnë se këto kërkesa janë në vazhdën e ideologjisë së “botës serbe” dhe në shërbim të politikës nacionaliste të Beogradit.

Partitë politike pro-ruse dhe pro-serbe, të cilat në korrik u përfshinë në qeverinë e riorganizuar malazeze, këto ditë po përsërisin kërkesën për ndryshimin dhe plotësimin e Kushtetutës së Malit të Zi. Ky ndryshim, sipas tyre, duhet të bëhet me plotësimin e dispozitave që ndryshojnë statusin e gjuhës serbe dhe të disa simboleve shtetërore në Malin e Zi.

Kryetari i parlamentit. Andrija Mandiç tha se “pas daljes së rezultateve të regjistrimit të popullsisë do të këmbëngulim që të ketë një ndryshim në Kushtetutë ku gjuha serbe të barazohet me gjuhën malazeze”. Partitë pro-ruse dhe pro-serbe besojnë se rezultati i regjistrimit do të tregojë se gjuha serbe përfaqësohet nga shumica e popullsisë në Malin e Zi, ku sipas tyre, “gjuha serbe duhet të jetë gjuhë zyrtare dhe jo si më parë gjuhë në përdorim zyrtar”.

Megjithatë, në dhjetor të vitit të kaluar në Mal të Zi është bërë regjistrimi i popullsisë, rezultatet e të cilit ende nuk janë shpallur. Në këtë kuadër opozita malazeze kundërshton ashpër propozimin për ndryshimin dhe plotësimin e kushtetutës, posaçërisht në pjesët që ka të bëjnë me çështjet identitare.

Përfaqësuesit e Partisë Demokratike të Socialistëve të ish-presidentit Milo Gjukanoviç pretendojnë se “kërkesat e partive pro-serbe në Mal të Zi janë në vazhdën e ideologjisë së ‘botës serbe’ që ka për qëllim konfrontimin me shtetet fqinje në rajon”. Kryetari i kësaj partie Danijel Zhivkoviç tha se “është tejet e ulët dhe antishtetërore veprimet e partive pro-serbe, të cilat vazhdojnë ti përshtaten politikës nacionaliste dhe shoviniste të Beogradit”.

Megjithatë opozita vlerëson se metoda e ndryshimit të Kushtetutës së Malit të Zi është shumë komplekse dhe kërkon një nivel të lartë pëlqimi nga qytetarët dhe parlamenti. Për të ndryshuar pjesën e Kushtetutës që i referohet gjuhës dhe simboleve shtetërore, si flamuri dhe himni kombëtar, është e nevojshme mbështetja e dy të tretave nga deputetët.

Sidoqoftë, kërkesat janë ritheksuar në 4 vjetorin e fitores së partive pro-serbe dhe aleatëve të tyre ndaj pushtetit më se 30 vjeçar të partisë së ish presidentit Milo Gjukanoviç. Kjo shumicë solli krizës politike dhe institucionale dhe që nga dhjetori vitit 2021 Mali i Zi nuk ka pasur një përparim të dukshëm me BE-në, për shkak të ngecjeve në reformat e nevojshme për procesin e anëtarësimit. Mali i Zi, një vend kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian, u bë pjesë e NATO-s në vitin 2017, mes kundërshtimit të Rusisë dhe pakënaqësisë së Beogradit./Zëri i Amerikës/

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SHTRËNGIMET NË GJOKS/ Çfarë nënkuptojnë për shëndetin tuaj dhe kur duhet të shkoni te mjeku
Previous article "EJANI SE KAM VRARË BABANË"/ 17-vjeçari njofton vetë policinë: E gjeta me thikë në dorë. Kufomat e nënës dhe vëllait dergjeshin në…

s.autor

Postime të ngjashme

KOSOVË/ Flamuri serb vendoset në një qendër votimi në Pejë, largohet nga policia Rajon

KOSOVË/ Flamuri serb vendoset në një qendër votimi në Pejë, largohet nga policia

DY TËRMETE GODASIN ISHULLIN EVIA NË GREQI/ Panik dhe dëme materiale në disa zona Rajon

DY TËRMETE GODASIN ISHULLIN EVIA NË GREQI/ Panik dhe dëme materiale në disa zona

UGJEDHJET NË KOSOVË/ Pjesëmarrja arrin në 7.98%, Prishtina kryeson me numrin e votuesve Rajon

UGJEDHJET NË KOSOVË/ Pjesëmarrja arrin në 7.98%, Prishtina kryeson me numrin e votuesve

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT