• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“TERRITOR I PASTËR”/ Sekuestrohen 8 kg kanabis në formë boçeje në Shkodër, shpallen në kërkim babë e bir
Home
Aktualitet
Kronikë

“TERRITOR I PASTËR”/ Sekuestrohen 8 kg kanabis në formë boçeje në Shkodër, shpallen në kërkim babë e bir

1 September, 2024 s.autor Aktualitet, Kronikë

Policia e Shkodrës njofton se ka vijuar operacionin antikanabis “Territor i pastër”. Si rezultat i kontrolleve në terrene shumë të vështira malore, janë asgjësuar 3459 bimë kanabis dhe sekuestruar mbi 8 kilogramë kanabis në formë boçeje.

Efektivët për këtë rast kanë shpallur në kërkim një 66-vjeçar dhe djalin e tij.

“Shkodër/Vijon intensivisht megaoperacioni policor anticannabis, i koduar “Territor i pastër”.

Si rezultat i kontrolleve në terrene shumë të vështira malore, asgjësohen 3459 bimë kanabis dhe sekuestrohet mbi 8 kilogramë kanabis në formë boçeje.

Identifikohen dhe shpallen në kërkim babë e bir, pasi në oborr dhe në afërsi  të banesës së tyre policia gjeti dhe sekuestroi 8 kilogramë e 256 gramë kanabis në formë boçeje

Në zbatim të masave të përcaktuara  në planin operacional kombëtar “Territor i pastër”,  për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e kultivimit të bimëve narkotike, si dhe në vijim të goditjeve të njëpasnjëshme ndaj kësaj veprimtarie kriminale, Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër dhe komisariatet në varësi të saj,  kanë vijuar intensivisht kontrollet në terrene shumë të vështira malore në të gjithë territorin e qarkut.

Gjatë kontrolleve bazuar në pamjet filmike të siguruara gjatë monitorimeve me dron si  dhe në inteligjencën policore u bë e mundur asgjesimi i 3459 bimëve narkotike kanabis dhe sekuestirmi i një sasi prej 8.256 kg kanabis në formë boceje.

Konkretisht  në në fshatin Kasnec gjatë kontrollit të territorit në oborr dhe në  afërsi të  banesës së shtetasit N. Q., 66 vjeç, u  gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 8. 265 kg lëndë e thatë e dyshuar narkotike kanabis sattiva në formë boçeje.

Për këtë rast Specialistët e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve në DVP Shkodër shpallën në kërkim shtetasin 66-vjecarin dhe djalin e tij 17 vjec.

Ndërkohë operacioni ka vijuar me kontrollet në terrene të vështira.

-Nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër u  asgjësuan në territoret e njësive administrative Pult, Shosh dhe Postribë, 1160 bimë të tjera kanabis;

-Nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe u  asgjësuan në territorin e njësisë administrative Kelmend, 691 bimë kanabisi;

-Ndërsa nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Vau i Dejës  u asgjësuan në territorin e njësisë administrative Shllak, 1608 bimë kanabis;

Vijon puna për identifikimin, kapjen dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale, të autorëve të kultivimit të këtyre bimëve narkotike.

Megaoperacioni “Territor i pastër” vijon”, njofton policia.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KULTIVUAN DROGË NË BELGJIKË/ Dënohet çifti i shqiptarëve
Previous article DYSHOHET SE ABUZOI SEKSUALISHT ME TË MITURËN/ Lihet në burg 71-vjeçari nga Maliqi

s.autor

Postime të ngjashme

NDODH EDHE KJO! Teza e Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë doli nga Kukësi, identifikohet me shpejtësi maturanti që e shpërndau, përjashtohet Aktualitet

NDODH EDHE KJO! Teza e Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë doli nga Kukësi, identifikohet me shpejtësi maturanti që e shpërndau, përjashtohet

AKSION "BLIC" NË VLORË/ Grupi kriminal kapet në një lokal! Pranga 6 personave (VIDEO) Aktualitet

AKSION "BLIC" NË VLORË/ Grupi kriminal kapet në një lokal! Pranga 6 personave (VIDEO)

DOSJA "BUKA"/ GJKKO shtyn seancën ndaj Arben Ahmetajt Aktualitet

DOSJA "BUKA"/ GJKKO shtyn seancën ndaj Arben Ahmetajt

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT