Elis Rroshkodol, 36-vjeç u ekzekutua mesditën e sotme në rrugën “Isuf Sokoli”, në zonën e njohur si Zdrale në Shkodër.
Viktima është qëlluar me 18 plumba në ambientet e brendshme të një lokali teksa po pinte kafe. Autori mësohet se ka vepruar i vetëm dhe ka qenë i maskuar duke mundur të largohej pa u identifikuar.Elis Rroshkodol i druhej një atentati të mundshëm vdekjeprurës dhe lëvizte i armatosur. Në çantën e tij policia gjeti një armë zjarri pistoletë të mbushur dhe gati për qitje. 36-vjeçari po qëndronte i vetëm në ambientet e lokalit në lagjen Zdrale kur drejt tij u qëllua me pistoletë. Plumbat e kanë kapur në kokë dhe trup duke gjetur vdekjen e menjëhershme.
Dinamika e atentatit
36-vjeçari ishte i ulur në tavolinë në pjesën e jashtme të lokalit me një person tjetër. Autori është afruar i maskuar dhe ka qëlluar drejt tij 18 plumba. Dyshohet se është larguar me një automjet, ndërsa policia nuk ka mundur t’i vihet në ndjekje. Vrasësi ka humbur gjurmët me lehtësi.


