• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 15 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

15 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
SITUATA E ZJARREVE/ Ministria e Mbrojtjes publikon të dhënat e 24 orëve të fundit: Janë shuar 22 vatra nga 28
Home
Aktualitet
Kronikë

SITUATA E ZJARREVE/ Ministria e Mbrojtjes publikon të dhënat e 24 orëve të fundit: Janë shuar 22 vatra nga 28

30 August, 2024 s.autor Aktualitet, Kronikë

Ministria e Mbrojtjes ka publikuar të dhënat e fundit lidhur me situatën e zjarreve në vend.

Sipas njoftimit thuhet se nga 28 vatra zjarri janë shuar 22, dhe pjesa tjetër mbetet aktive.

Mësohet se është bërë i mundur izolimi i plotë në bashkitë: Durrës, Tiranë, Krujë, Fier, Patos, Vlorë, Delvinë, Gjirokastër, Shkodër, Vau i Dejës, Fushë-Arrëz, Malësi e Madhe. Ndërkohë bëhet me dije se vijon puna për shuarjen e flakëve në qarqet Kukës, Lezhë, Tiranë dhe Vlorë.

Njoftimi i plotë:

Sipas të dhënave nga Qendra Kombëtare Operacionale e Emergjencave Civile, raportohen 28 vatra zjarri në vend në 24 orët e fundit. Nga këto janë shuar 22 vatra dhe 6 janë ende aktive.

Pas një pune të pandërprerë të forcave operacionale në terren, u bë i mundur izolimi i plotë në bashkitë: Durrës, Tiranë, Krujë, Fier, Patos, Vlorë, Delvinë, Gjirokastër, Shkodër, Vau i Dejës, Fushë-Arrëz, Malësi e Madhe.

Aktualisht, po punohet në:

Qarkun e Kukësit: në fshatin Surroj, njësia administrative Surroj, bashkia Kukës. Vatra e zjarrit është e izoluar dhe nuk paraqet rrezik për banesa. Punonjësit e njësisë administrative Surroj po monitorojnë situatën; në fshatin Barrë, njësia administrative Arrën, bashkia Kukës. Vatra e zjarrit është izoluar dhe po mbahet në monitorim nga punonjësit e njësisë administrative.

Qarkun e Lezhës: në fshatin Shëngjin, njësia administrative Fan, bashkia Mirditë, zjarri vazhdon të jetë aktiv më intensitet të ulët në një sipërfaqe me shkurre. Rrezik për banesa nuk ka. Po mbahet në monitorim nga shërbimi pyjor pasi është e pamundur ndërhyrja për shkak të terrenit të vështirë; në fshatin Mal – Bardhë dhe në kufi me fshatin Skuraj, njësia administrative Milot, bashkia Kurbin, zjarri vazhdon të jetë aktive me intensitet të ulët, vatër zjarrit e rënë në një sipërfaqe me pyll dëllinje, shqopë dhe lis. Rrezik për banesa nuk ka. Po mbahet në monitorim.

Qarkun e Vlorës: në fshatrat Zminec dhe Grazhdan, bashkia Finiq, ka rënë zjarr në një sipërfaqe me shkurre dhe ferra. Aktualisht po punohet për shuarjen e zjarrit strukturat e MZSH dhe Emergjencave Civile të bashkisë Finiq. Rrezik për banesa nuk ka.

Qarku Tiranës: në fshatin Cikallesh, njësia administrative Helmas, bashkia Kavajë, ka rënë zjarr në një sipërfaqe me pyje pishe, shkurre, ferra dhe barishte. Për vënien nën kontroll dhe izolimin e zjarret kanë punuar strukturat e MZHS dhe Emergjencae Civile të bashkisë Kavajë, 30 forca ushtarake dhe 2 automjete zjarrfikëse me personel nga FA. Po punohet për shuarjen e plotë të tij.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ATENTATI NË SHKODËR/ Viktima kishte frikë se do ta vrisnin, pistat ku po heton policia
Previous article U SHPALL NË KËRKIM NDËRKOMBËTAR/ Kush është “Pole Qorri”, ekzekutor i Gentjan Bejtjas

s.autor

Postime të ngjashme

APELI LIRON PETRI BOZON NGA BURGU/ I jep “arrest shtëpie” pas aksidentit fatal Aktualitet

APELI LIRON PETRI BOZON NGA BURGU/ I jep “arrest shtëpie” pas aksidentit fatal

E RËNDË NË ELBASAN/ Një person tenton të vrasë një grua brenda lokalit Aktualitet

E RËNDË NË ELBASAN/ Një person tenton të vrasë një grua brenda lokalit

ZJARRET NË VEND/ 9 vatra aktive, flakët vijojnë në disa zona! 285 forca dhe mjete ajrore në terren Aktualitet

ZJARRET NË VEND/ 9 vatra aktive, flakët vijojnë në disa zona! 285 forca dhe mjete ajrore në terren

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT