• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 15 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

15 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
AKUZOHET PËR VRASJEN E EDMON PAPËS/ Andrew Bode e mohon: Jam fshehur sepse…
Home
Breaking News

AKUZOHET PËR VRASJEN E EDMON PAPËS/ Andrew Bode e mohon: Jam fshehur sepse…

30 August, 2024 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Andrew Bode alias Edvin Bode, i akuzuar si personi që për vrau Edmond Papën para dy vitesh në Tiranë, doli këtë të premte para gjykatës për t’u njohur më masën e sigurisë. Gjykata e Tiranës la të pandryshuar masën e vendosur në mungesë, atë të arrestit me burg. Sipas gazetarit Besar Bajraktaraj, 45-vjeçari Bode mohoi lidhjen me vrasjen e Edmond Papës. Gjatë seancës, ai deklaroi se në vijim do sjellë dëshmitarë për të provuar që nuk ka lidhje me vrasjen.

“Nuk kam lidhje me personat e të cilët me akuzojnë se kam miqësi. Gjatë kësaj kohe jam fshehur sepse nuk kam besim tek drejtuesit e policisë. Gjatë gjithë kohës kam qenë në Shqipëri, nuk jam larguar jashtë vendit”, mësohet të jetë shprehur ai në sallë të gjyqit.

Bode u arrestua para dy ditësh në qytetin e Memaliajt nga një operacion i zhvilluar nga forcat RENEA dhe policia e Gjirokastrës. Bashkë me të u arrestuan edhe Julian Kalemi, i cili kishte strehuar në banesë Boden, si dhe Adriatik Kalemi alias Andrea Kalemi, të cilit iu gjet në banesë një arsenal armësh.
Edmond Papa, biznesmen nga Fieri me banim në Sarandë, u ekzekutua në Selitë në Tiranë, më 16 dhjetor 2022. Për vrasjen e tij u arrestua Albano Velo, ndërsa Bode ishte shpallur në kërkim. Ky i fundit akuzohet se është edhe personi që ekzekutoi Papën.

Ngjarjet sipas hetuesve lidhen me konfliktet mes grupit të Edmond Papës dhe fisit Kalemi, të cilat nisën me vrasjen e Aleksandër Sadikajt në 11 qershor të vitit 2022. Sadikaj ishte nipi i familjes Kalemi. Në atë kohë familjarët e tij akuzonin Edmond Papën si autor, dhe dyshohet se organizuan planin për vrasjen e tij, që u finalizua në 16 dhjetor të dy viteve më parë.

Pas kësaj ngjarje u tentua të vritet dy herë në Greqi Andrea Kalemi, i cili mbeti i plagosur. Pas këtyre tentativave, në shenjë hakmarrje për vrasjen e Edmond Papës u tentua të vritet vëllai i tij, Zamir Kalemi. Në 13 janar të këtij viti, atij iu bë atentat në Selitë teksa po udhëtonte me një automjet tip “Smart”.

Ndërsa tentativa e fundit për të goditur Adriatik Kalemin ishte në 20 korrik, ku u be atentat ne lokalin që ai zotëron në Memaliaj. Aty u vra babai, Shyqyr Kalemi, kamerieri Gledio Muka dhe klienti Marsel Çela, si dhe u plagos xhaxhai i tij Artur Kalemi.

Shkak për sherrin mes dy fiseve, dyshohet se është bërë prishja e pazareve të drogës në shtetin grek.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article TRONDITET SHKODRA/ Vrasje me armë zjarri në një lokal, ja kush është viktima
Previous article PLANI QË NË 2020/ Talo Çela në “Sky”: Do iki në Brazil po dolën prova për 'Rinasin'! S’rri kot këtu, plus e këto vrasjet e leshit

s.autor

Postime të ngjashme

QARKULLONIN TË ARMATOSUR NË MAKINË/ Arrestohen 2 shokët në Fier! Në pranga dhe një i tretë, kërcënoi me kallash gjatë sherrit Aktualitet

QARKULLONIN TË ARMATOSUR NË MAKINË/ Arrestohen 2 shokët në Fier! Në pranga dhe një i tretë, kërcënoi me kallash gjatë sherrit

NDJEKJE SI NË FILMA/ 2 shqiptarë arrestohen për trafik droge! Kokainën e hodhën në kana Aktualitet

NDJEKJE SI NË FILMA/ 2 shqiptarë arrestohen për trafik droge! Kokainën e hodhën në kana

DETAJET/ Kapet në ndjekje furgoni me 2500 kubikë kanabisi, në pranga 2 të rinjtë! Do ngrinin plantacionin e drogës në vaun e Dejës Aktualitet

DETAJET/ Kapet në ndjekje furgoni me 2500 kubikë kanabisi, në pranga 2 të rinjtë! Do ngrinin plantacionin e drogës në vaun e Dejës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT