• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 27 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

27 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
MBETJET TOKSIKE/ Singapori zbardh itinerarin: Zbarkuan në portet tona më 18 dhe 24 Gusht, por i kthyem
Home
Aktualitet
Kronikë

MBETJET TOKSIKE/ Singapori zbardh itinerarin: Zbarkuan në portet tona më 18 dhe 24 Gusht, por i kthyem

29 August, 2024 s.autor Aktualitet, Kronikë

Dy anijet e ‘Maersk’ me mbetje toksike të prodhuara nga kompania ‘Kurum’ zbarkuan në portet e Singaporit më 18 dhe 24 Gusht, dhe tashmë kanë marrë rrugën e kthimit për në Shqipëri.

Mediat në Singapor citojnë autoritetet vendase, të cilat zbardhin itenerarin e plotë të anijeve me 102 kontejnerë dhe mbi 800 tonë mbetje toksike nga furrat e çelikut të KURUM dhe që tregtoheshin nga kompania ‘Sokolaj” drejt Tajlandës.

Sipas mediave në Singapor, anijet Maersk “Compton” me 41 kontejnerë  dhe “Condor” me 61 kontenjerë me mbetje, përdorën portin “Pasir Panjang” për tranzit dhe u ngarkuan në dy anije të tjera, me destinacion kthimin në origjinë.

Të pyetur nga gazetarët nëse Singapori kishte kryer teste për të përcaktuar nëse bëhej fjalë për mbetje toksike apo substance të tjera të dëmshme, Agjencia Kombëtare e Mjedisit dhe Autoriteti Detar i Singaporit u mjaftuan vetëm me përgjigjen: “Në përputhje me Konventën e Bazelit, Singapori lehtësoi kthimin e kontejnerëve në vendin e origjinës .”

Sipas organizatës Basel Action Network, që dha alarmin për mbetjet tosike, “Shqipëria nuk u informua kurrë për eksportin nga eksportuesi, shtetet tranzit nuk u informuan dhe Tajlanda nuk mori kurrë asnjë njoftim për këto mbetje”.

Zbulimi i 800 ton mbetje toksike, të nisura nga Durrësi drejt Tajlandës  vuri nën hetim nga prokuroria kompaninë turke ‘Kurum’, si të dyshuar për prodhimin e tyre.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article VAKSINIMI/ OBSH: Arrihet pajtim për pauza të shkurtra në luftimet në Gazë
Previous article GARA PËR SHTËPINË E BARDHË/ Sondazhet tregojnë si qendrojnë numrat mes dy kandidatëve, cili është grupi që favorizon Trump-in

s.autor

Postime të ngjashme

PIKËZIMI I PATENTËS/ Rregulla të rrepta për problematikët, 3,402 persona u rikthyen në ‘bankat’ e autoshkollës Aktualitet

PIKËZIMI I PATENTËS/ Rregulla të rrepta për problematikët, 3,402 persona u rikthyen në ‘bankat’ e autoshkollës

ZJARR NË PERIFERI TË VLORËS/ Flakët përhapen drejt banesave, ja shkaku Aktualitet

ZJARR NË PERIFERI TË VLORËS/ Flakët përhapen drejt banesave, ja shkaku

I MOSHUARI DHUNON GRUAN NË PGRADEC/ Vihet në pranga. 73-vjeçarja në gjendje të rëndë niset drejt spitalit të Traumës Aktualitet

I MOSHUARI DHUNON GRUAN NË PGRADEC/ Vihet në pranga. 73-vjeçarja në gjendje të rëndë niset drejt spitalit të Traumës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT