• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 19 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

19 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Berisha: DROGË ka mbjellë dhe Enver Hoxha, ka bërë dhe kontrabandë. Firmat PIRAMIDALE ishin një…
Home
Shqipëri

Berisha: DROGË ka mbjellë dhe Enver Hoxha, ka bërë dhe kontrabandë. Firmat PIRAMIDALE ishin një…

26 January, 2018 F.autor Politikë, Shqipëri

Ish-kryeministri Sali Berisha ka qenë i ftuar mbrëmjen e sotme në studion e Zonë e Lirë në Tv Klan dhe deklaroi se dhe në komunizëm është mbjellë kanabis.

Berisha deklaroi se në vitet ’60 i dërgonin në fusha për të korrur lulëkuqe, nga e cila nxirrej opium dhe eksportohej me pas.

Po ashtu ish-kryeministri deklaroi se më drogë dhe duhan është bërë kontrabandë.

“Enver Hoxha na çonte për të mbledhur lulëkuqe, i tregtonte jashtë edhe Kanabis, drogë ka çuar jashtë”, tha Berisha.

I pyetur për paratë se shkonin në arkën e shtetit apo në xhepat e disave, Berisha u përgjigje: E vështirë të them se ku shkonin, kam dëgjuar se shkonin për mbrojtjen e tij.

Për ish-Kryeministrin Sali Berisha, fatkeqësia më e madhe për popullin shqiptar është reagimi dhe qëndrimi ndaj korrupsionit qeveritar.

Ai tha se përvojat e kaluara të Shqipërisë duhet të shërbejnë për të reaguar më mirë ndaj rasteve korruptive dhe të mos qëndrojnë indiferent.

“Ka një fatkeqësi të madhe për ne. Fatkeqësia më e madhe e jona është qëndrimi ndaj korrupsionit. Mendoj se nëna e të këqijave për ne si komb, por me një reflektim të thellë në kulturën tonë, është qëndrimi ndaj korrupsionit. Nuk do bëheni dot ata që duam të jemi kurrë, nëse ne si njerëz nuk i mëshojmë qëndrimit ndaj korrupsionit”, tha ish-Kryeministri Sali Berisha.

Ish-Kryeministri ka treguar edhe fatkeqësinë më të madhe në historinë e tij si politikan kur drejtonte Partinë Demokratike. Firmat piramidale në vitet ’97 janë fatkeqësia më e madhe për të dhe PD-në.

“Piramidat, janë një fatkeqësi e madhe e PD dhe Sali Berishës. Sali Berisha po të donte mund t’i kthente gjithë paratë. Por, këtë nuk mund ta bëja. Qëndrimi për kohë të gjatë në pushtet… duhet që të tjerët të vijnë pas teje. Nuk kam qenë asnjëherë i apasionuar pas qëndrimeve afatgjata në pushtet”, deklaroi Sali Berisha.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Arben Ristani: Saimir Tahiri ka tentuar vetëvrasjen. Ramën do e rrëzojmë, ndryshe…
Previous article Berisha, akuza ndaj Lu dhe Vlahutin: Dy ambasadorët, sulme ndaj opozitës dhe në mbrojtje të Ramës…

F.autor

Postime të ngjashme

INVESTIMET NË ZVËRNEC DHE SAZAN/ Zbulohet se çfarë do të diskutojë Rama të shtunën me Grupin Parlamentar Politikë

INVESTIMET NË ZVËRNEC DHE SAZAN/ Zbulohet se çfarë do të diskutojë Rama të shtunën me Grupin Parlamentar

PROTESTAT/ Rama mban të shtunën mbledhjen e zgjeruar të Grupit Parlamentar të PS-së Breaking News

PROTESTAT/ Rama mban të shtunën mbledhjen e zgjeruar të Grupit Parlamentar të PS-së

MIRATOHET AMNISTIA PENALE/ Lamallari: Një lajm i shumëpritur për familjet shqiptare, përqafojmë mendësinë dhe vlerat evropiane Politikë

MIRATOHET AMNISTIA PENALE/ Lamallari: Një lajm i shumëpritur për familjet shqiptare, përqafojmë mendësinë dhe vlerat evropiane

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT