Ish-Kryeministri Sali Berisha protesta nënkupton fillimin e fundit të pashmangshëm të qeverisë. Berisha tha se nëse protesta realizon këtë, ka realizuar një mision të madh. Të ndezë motorët e shpresës protesta është një arritje e madhe.
Ish-Kryeministri u shpreh se qeveria duhej të rrëzohej me çdo mënyrë në rastin e Sajmir Tahirit dhe nuk di ndonjë popull në Europë që para një gjëje të tillë nuk do të mbushte rrugët në protestë.
“Kjo qeveri duhej të rrëzohej me votën kundër SHBA në OKB. Unë bëj kauz me SHBA dhe për mendimin tim SHBA janë më të rëndësishme se e gjithë OKB.
E dëgjuar fjalimin sot të Donald Trump në Davos? I shkëlqyer, filloi dhe mbaroi me investimet. Jam gëzuar shumë kur u zgjodh Trump vetëm se është biznesmen, ka transformuar në 1 vit në mënyrë të pabesueshme ekonominë e SHBA”, tha Berisha në studion e “Zonë e Lirë”.
Berisha tha se protesta e nesërme është se me këtë qeveri nuk ka zgjedhje.
“Edi Rama është një piktor dështak që ka shktërruar më shumë se askush tjetër shpresën e shqiptarëve. Çfarë morali ka të rrijë në burg ai që ka vjedhur 100 mijë lekë, krahasuar me atë që ka vjedhur qindra milionë dhe që po lirohen sot nga burgjet?”, tha Berisha.


