• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 16 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

16 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
U ARRESTUA PAS DENONCIMIT TË DISA BALERINAVE/ Lihet në burg pronari i rrjetit të klubeve të natës “Strip Club Shqiponja”
Home
Aktualitet
Kronikë

U ARRESTUA PAS DENONCIMIT TË DISA BALERINAVE/ Lihet në burg pronari i rrjetit të klubeve të natës “Strip Club Shqiponja”

26 August, 2024 s.autor Aktualitet, Kronikë

Gjykata e Durrësit ka vendosur masën e sigurisë “arrest në burg” për Dodë Ricën, pronar i një rrjeti të lokaleve të striptizmit në Shqipëri dhe Kosovë, pas arrestimit të tij nga policia shqiptare.

Rica, 47 vjeç, me origjinë nga Mirdita dhe banues në Tiranë, akuzohet për trafikim të njerëzve në Kosovë. Për këtë arsye, Gjykata e Prishtinës kishte caktuar më parë masën e sigurisë “arrest në burg” në mungesë.
Arrestimi i Ricës u krye në Durrës, pas denoncimeve të disa balerinave, shqiptare dhe të huaja, të cilat kishin punuar më parë në një nga klubet e tij, në Prishtinë. Këto denoncime, të bëra ditë më parë, akuzojnë Ricën për trafikim të qenieve njerëzore dhe për sjelljen e tyre në mënyrë të jashtëligjshme për t’i punësuar në klubet e tij. Pas denoncimit, autoritetet kosovare informuan menjëherë ato shqiptare për lokalizimin dhe arrestimin e tij.

Dodë Rica njihet si pronar i rrjetit të klubeve të natës “Strip Club Shqiponja”.
Gjykata e Durrësit, këtë fundjavë e vlerësoi të ligjshëm arrestimin e tij për qëllime ekstradimi në Kosovë, ku po procedohet për veprën penale të “Trafikimit të njerëzve,” sipas Kodit Penal të Kosovës. Ndërkohë, Gjykata e Durrësit shpalli veten jokompetente për këtë çështje dhe vendosi që aktet të dërgohen në Gjykatën e Tiranës, e cila është kompetente për gjykimin e rastit me qëllim esktradimi.Me një vendim të veçantë, Gjykata urdhëroi Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve Tiranë, që të sigurojë shoqërimin e Ricës në varrimin e nënës së tij në varrezat e Kombinatit, Tiranë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SKANDALI ME MBETJET TOKSIKE/ Krimi Ekonomik dhe Prokuroria e Durrësit zbarkojnë te 'Kurum' në Elbasan
Previous article 114-VJETORI I LINDJES SË NËNË TEREZËS/ Rama: Shenjtorja që i përket mbarë njerëzimit

s.autor

Postime të ngjashme

APELI LIRON PETRI BOZON NGA BURGU/ I jep “arrest shtëpie” pas aksidentit fatal Aktualitet

APELI LIRON PETRI BOZON NGA BURGU/ I jep “arrest shtëpie” pas aksidentit fatal

E RËNDË NË ELBASAN/ Një person tenton të vrasë një grua brenda lokalit Aktualitet

E RËNDË NË ELBASAN/ Një person tenton të vrasë një grua brenda lokalit

ZJARRET NË VEND/ 9 vatra aktive, flakët vijojnë në disa zona! 285 forca dhe mjete ajrore në terren Aktualitet

ZJARRET NË VEND/ 9 vatra aktive, flakët vijojnë në disa zona! 285 forca dhe mjete ajrore në terren

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT