• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 15 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

15 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“TIRANA DIPLO 2024″/ Rama shpall objektivin:  Shqipëria, anëtare me të drejta të plota më BE në 2030
Home
Politikë

“TIRANA DIPLO 2024″/ Rama shpall objektivin: Shqipëria, anëtare me të drejta të plota më BE në 2030

26 August, 2024 s.autor Breaking News, Politikë

Kryeministri Edi Rama tha se në vitin 2030 ne duhet të ulemi si të barabartë në tryezën e Bashkimit Europian.

Rama tha se ky është objektivi ynë, kjo është detyra jonë, megjithëse kemi një proces që ka etapat e veta.

“Trupi ynë diplomatik duhet të ngjitet në një nivel të ri. Kjo është plotësisht e mundur duke shfrytëzuar eksperiencën që ka, shembujt e shkëlqyer që janë përfaqësues të këtij komuniteti, por edhe elementin transformues të Shqipërisë.

Sot Shqipëria është një magnet që tërheq vizitorë nga e gjithë Bota. Vitin e kaluar tërhoqëm 10 mln turistë, këtë vit shifra do të jetë edhe më e lartë, dhe kjo është një e dhënë që shoqërohet me rritjen e ekonomisë, me rritjen e të ardhurave, me rritjen e pagave.

Kemi 10 mijë biznese të reja në Shqipëri referuar shifrave të 6-mujorit, kemi rritje të investimeve të huaja me 15 % vetëm në 3-mujorin e parë të vitit, kemi rritjen e numrit të të punësuarve”, tha Rama.

Ai u shpreh se stadi në të cilën gjendemi është plotësisht i favorshëm për të hedhur hapin tonë përfundimtar, duke vendosur kështu flamurin tonë kombëtar në oborrin e BE-së në Bruksel.

Kryeministri tha se ne duam të promovojnë paqen, stabilitetin dhe Rajonin si një të tërë, pasi ky është interesi ynë. “Duhet të nxisim çdo energji që e bën Rajonin sa më bashkëpunues, që e bën më të ndjeshëm ndaj së ardhmes dhe sa më pak ndaj të shkuarës. Ne duhet ta lexojmë të shkuarën dme sytë e së ardhmes dhe kjo është pika kyçe mbi të cilën ne ngremë marrëdhëniet me vendet e Rajonit”, tha Rama.

Ai u shpreh se duhet bërë më shumë në raport me Greqinë, Turqinë dhe Italinë, që i cilësoi si partnerët strategjikë të Shqipërisë. “Përgëzoj ambasadorin tonë në Athinë për transformimin që i ka bërë raporteve të shqiptarëve që jetojnë jashtë vendit me ambasadat dhe konsullatat, por në raport me Turqinë dhe Italinë duhet të bëjmë edhe më shumë në raport me investimet dhe shkëmbimet tregtare”, tha ai.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "PLAS" SHERRI MES DY FAMILJEVE NË VAUN E DEJËS/ Nën akuzë babë dhe bir! Kanosën me armë 58-vjeçarin, ja SHKAKU
Previous article LUFTA/ Errësirë totale në Kiev, Rusia lëshon breshëri sulmesh. Ukraina avancon në Kursk

s.autor

Postime të ngjashme

AKUZA QEVERISË PËR ZJARRET/ Berisha: Vendi i rrezikuar, Rama dhe ministrat rreziten e luajnë kumar Politikë

AKUZA QEVERISË PËR ZJARRET/ Berisha: Vendi i rrezikuar, Rama dhe ministrat rreziten e luajnë kumar

DETAJET/ Kapet në ndjekje furgoni me 2500 kubikë kanabisi, në pranga 2 të rinjtë! Do ngrinin plantacionin e drogës në vaun e Dejës Aktualitet

DETAJET/ Kapet në ndjekje furgoni me 2500 kubikë kanabisi, në pranga 2 të rinjtë! Do ngrinin plantacionin e drogës në vaun e Dejës

“NË SELENICË KEMI EDHE UJË TË KRIPUR NË MAL”/ Rama ironizon kryebashkiakun “rebel” të PS: Faleminderit për informacionin… Politikë

“NË SELENICË KEMI EDHE UJË TË KRIPUR NË MAL”/ Rama ironizon kryebashkiakun “rebel” të PS: Faleminderit për informacionin…

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT