• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 15 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

15 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
LUFTA/ Errësirë totale në Kiev, Rusia lëshon breshëri sulmesh. Ukraina avancon në Kursk
Home
Nderkombetare

LUFTA/ Errësirë totale në Kiev, Rusia lëshon breshëri sulmesh. Ukraina avancon në Kursk

26 August, 2024 s.autor Botë, Nderkombetare

Ukrainasit janë zgjuar herët këtë të hënë. Sirenat e alarmit dhe shpërthimet rikthyen frikën në shumë rajone, pasi ushtria ruse zhvilloi një tjetër sulm masiv.

Të paktën 3 viktima dhe disa të plagosur janë raportuar. Në shënjestër përfunduan 11 rajone, përfshirë kryeqytetin Kiev. Të paktën 7 shpërthime të ndryshme janë dëgjuar në kryeqendrën ukrainase. Kjo ka bërë që në disa zona të Kievit të ketë errësirë totale.

Raketat dhe dronët e Rusisë arritën deri në Lvivin perëndimor, ku në shënjestër përfunduan disa impiante të energjisë elektrike. Mbrojtja ukrainase është angazhuar në rrëzimin e dhjetra dronëve dhe raketave të ushtrisë së Putinit, sipas asaj që njoftohet nga vetë trupat e Zelenskit.

Gjithashtu edhe Moska konfirmon rrëzimin e dhjetra dronëve të lëshuara nga Ukraina në territorin e Rusisë. Në shënjestër ishin Kursk, Belgorod dhe Briansk. Kjo vjen në një kohë kur Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, konfirmon se ushtarët e tij po marrin fitore të vogla në tokën e Putinit.

Ai theksoi se trupat ukrainase po avancojnë në rajonin Kursk, kur kanë kaluar mbi 2 javë nga inkursioni i nisur në mënyrë befasuese. “Sapo kam folur me komandantin Oleksandër Syrsky dhe kemi një avantazh në rajonin Kursk. Nga një deri në 3 kilometra. Kemi marrë dhe dy vendbanime nën kontroll”, u shpreh Zelensky në fjalimin e përditshëm.

Ai shton se ka përpjekje aktive për të marrë në kontroll edhe një tjetër vendbanim në territorin e Rusisë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "TIRANA DIPLO 2024"/ Rama shpall objektivin: Shqipëria, anëtare me të drejta të plota më BE në 2030
Previous article "MIQ HISTORIKË DHE PARTNER STRATEGJIKË"/ Rama veçon tre shtete dhe apelon: Të hapim dyert për punëtorë nga Indonezia dhe Filipinet

s.autor

Postime të ngjashme

“STATUSET NUK NDRYSHOHEN ME URDHRA”/ Irani i përgjigjet Trump: Ngushtica është iraniane dhe do mbetet e tillë Botë

“STATUSET NUK NDRYSHOHEN ME URDHRA”/ Irani i përgjigjet Trump: Ngushtica është iraniane dhe do mbetet e tillë

FARAGE MERR MANDATIN E DEPUTETIT/ “Armiku” i shqiptarëve fiton përballë “koshit të plehrave” Botë

FARAGE MERR MANDATIN E DEPUTETIT/ “Armiku” i shqiptarëve fiton përballë “koshit të plehrave”

“NA SHISNI 10% TË PATRIOTËVE”/ Zelensky: Vetëm kështu do shkatërrojmë raketat balistike ruse Botë

“NA SHISNI 10% TË PATRIOTËVE”/ Zelensky: Vetëm kështu do shkatërrojmë raketat balistike ruse

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT