• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“PARIM, ZBATIMI I TË DREJTAVE TË GRAVE”/ Norvegjia planifikon të lejojë abortin deri në javën e 18-të të shtatzënisë
Home
Nderkombetare

“PARIM, ZBATIMI I TË DREJTAVE TË GRAVE”/ Norvegjia planifikon të lejojë abortin deri në javën e 18-të të shtatzënisë

24 August, 2024 s.autor Botë, Nderkombetare

Qeveria norvegjeze njoftoi këtë të premte se dëshiron të ndryshojë ligjin për abortin, për herë të parë në gjysmë shekulli, në mënyrë që gratë të lejohen të ndërpresin shtatzëninë deri në javën e 18-të.

Ndryshimet e propozuara janë “në përputhje me praktikën e sotme”. “Pothuajse askujt nuk i refuzohet kërkesa për abort pas javës së 12-të”, tha ministri norvegjez i shëndetësisë Jan Christian Vestre.

Ai theksoi se e drejta e grave për të vendosur për një abort është një nga parimet bazë në këtë vend, raporton AP.

Ligji norvegjez aktualisht lejon abortet legale deri në 12 javë, por shumë gra shtatzëna kërkojnë dhe bëjnë abort pas tre muajsh.

Instituti Norvegjez i Shëndetit Publik tha se shkalla e abortit ka qenë “historikisht e ulët për disa vite” me rreth 12,000 ndërprerje të planifikuara në vit, pas një rritje në 2022.

Vitin e kaluar në Norvegji janë kryer rreth 12.814 aborte, që është një rritje prej 6.7 për qind krahasuar me vitin 2022, transmeton Tanjug.

Aborti falas u prezantua në Norvegji në vitin 1978 dhe gratë mund të zgjedhin të bëjnë një abort në mënyrë kirurgjikale ose me ilaçe.

Projektligji ka nevojë për një shumicë votash, 85 nga 169, në parlamentin norvegjez, dhe deri më tani rreth 80 deputetë kanë thënë se do të votojnë për ligjin e ri. Ndërkohë, ende nuk dihet se kur do të mbahet votimi.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article U KAP ME 13 PAKO KOKAINË/ Pas dënimit, shqiptari rrezikon deportimin nga Anglia (EMRI)
Previous article PRANGOSET 42-VJEÇARI NË TIRANË/ Dyshohet se ngacmoi seksualisht djalin e tij

s.autor

Postime të ngjashme

KRIZË MES POLONISË DHE UKRAINËS/ Zelensky rrezikon të humbasë dekoratën më të lartë polake Botë

KRIZË MES POLONISË DHE UKRAINËS/ Zelensky rrezikon të humbasë dekoratën më të lartë polake

ATENTAT PRANË MOSKËS/ Koloneli rus vritet nga shpërthimi me bombë në makinë Botë

ATENTAT PRANË MOSKËS/ Koloneli rus vritet nga shpërthimi me bombë në makinë

“FORBES”: Pse ishulli i Jared dhe Ivanka mund të shkatërrojë përpjekjen e Shqipërisë për në BE Aktualitet

“FORBES”: Pse ishulli i Jared dhe Ivanka mund të shkatërrojë përpjekjen e Shqipërisë për në BE

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT