• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
MASAKËR NË BURGUN RUS/ 4 anëtarët e ISIS marrin peng e vrasin rojet, Putin dërgon snajperët
Home
Nderkombetare

MASAKËR NË BURGUN RUS/ 4 anëtarët e ISIS marrin peng e vrasin rojet, Putin dërgon snajperët

23 August, 2024 s.autor Botë, Nderkombetare

Të paktën një person është vrarë në Rusi pasi të burgosurit që pretendojnë se janë militantë të Shtetit Islamik (ISIS) goditën me thikë rojet e sigurisë dhe morën pengje brenda një burgu të sigurisë së lartë në jugperëndim të vendit.

“Gjatë një seance të një komisioni disiplinor, të dënuarit morën peng personelin e institucionit penal”, thuhet në njoftimin e shërbimit të burgjeve.

Sajti rus i lajmeve ‘Mash’ ka publikuar një video ku shfaqen të paktën dy agresorë, ku njëri deklaronte se ishin “muxhahedinë” dhe pretendonte se kishin marrë nën kontroll burgun.
Katër zyrtarë me uniformë mund të shihen të plagosur dhe të mbuluar në pellgje gjaku, ndërsa një tjetër shihet i ulur pranë një porte, teksa militantët i mbajnë thikën në qafë.

Terroristët e ISIS kërkonin një helikopter dhe rreth 2 milionë dollarë për t’u arratisur jashtë vendit. Incidenti në burgun rus ka vijuar për më shumë se gjashtë orë, me terroristët që morën kontrollin e kompleksit dhe refuzuan të ndaleshin.

Për të hyrë në negociata me ta autoritetet ruse organizuan transferimin e një myftiu nga xhamia lokale në burg, por, rreth orës 16:00, Garda Kombëtare Ruse (Rosgvardia) njoftoi se incidenti në burgun IK-19 në Volgograd kishte përfunduar, me snajperët që vranë katër sulmuesit e ndaluar, ndërsa të gjithë pengjet u liruan.

Tre punonjës të burgut ndodhen në kujdes intensiv, ndërsa roja i burgut Roman Ponomariov është në “gjendje jashtëzakonisht të rëndë”.

Kreu i burgut, Andrei Deviatov, është plagosur rëndë dhe ndodhet gjithashtu në terapi intensive. Një tjetër oficer, I identifikuar si Alexei Lygin, ka marrë plagë me thikë në fytyrë dhe një frakturë të kafkës, ndërsa gjendja e tij shëndetësore konsiderohet kritike, ndërsa i burgosuri Aleksandër Bojko, mbeti i plagosur në bark.

Uebsajtet ruse kanë publikuar emrat e katër sulmuesve të dyshuar dhe raportojnë se ata janë Ramzdin Tosef, Rustamjon Navruzi, Nazirjon Tosov dhe Temur Hushinov nga Uzbekistani e Taxhikistani, që ishin dënuar për krime që lidhen me trafikun e drogës.

Incidenti vendosi në alarm edhe Presidentin Vladimir Putin, i cili thirri një takim të Këshillit të Sigurisë duke kërkuar nga udhëheqësit një vlerësim të situatës.

Burgu ku ka ndodhur ngjarja njihet si kolonia penale IK-19 në Surovikino dhe mund të mbajë më shumë se 1200 të burgosur meshkuj. Ky burg klasifikohet si një koloni penale e “regjimit të ashpër”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article FLUKS MAKINASH DREJT PLAZHEVE/ Policia Rrugore rrit kontrollet, apelon për kujdes
Previous article I RIU NË DURRËS PËRPLAS AVOKATIN PËR VDEKJE DHE E LA NË RRUGË/ Kolegët e viktimës hedhin dyshime për vrasje të qëllimshme

s.autor

Postime të ngjashme

"IRANI KA FITUAR"/ Ish-kreu i CIA-s: Nëse Hormuzi mbetet në duart e Teheranit, humbje për SHBA Botë

"IRANI KA FITUAR"/ Ish-kreu i CIA-s: Nëse Hormuzi mbetet në duart e Teheranit, humbje për SHBA

VRITET KOKA E ORGANIZATËS KRIMINALE VENEZUALE/ Trump konfirmon ekzekutimin e ‘Nino Guerrero’ nga një sulm ushtarak amerikan Botë

VRITET KOKA E ORGANIZATËS KRIMINALE VENEZUALE/ Trump konfirmon ekzekutimin e ‘Nino Guerrero’ nga një sulm ushtarak amerikan

SHBA DHE IRANI DREJT NJË MARRËVESHJE ? Memorandumi mund të nënshkruhet nga distanca brenda 24 orëve Botë

SHBA DHE IRANI DREJT NJË MARRËVESHJE ? Memorandumi mund të nënshkruhet nga distanca brenda 24 orëve

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT