• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
S’KANË FUND TELASHET PËR VËLLEZËRIT TATE/ Ndalohen nga autoritetet në Rumani, ja akuzat e reja
Home
Jetë

S’KANË FUND TELASHET PËR VËLLEZËRIT TATE/ Ndalohen nga autoritetet në Rumani, ja akuzat e reja

22 August, 2024 s.autor Jetë

Figura kontroverse, Andrew Tate, dhe vëllai i tij, Tristan, u ndaluan për 24 orë pasi u morën në pyetje nga prokurorët kundër korrupsionit në Rumani. Prokurorët kanë nisur një hetim lidhur me disa akuza të reja ndaj vëllezërve Tate.

Hetuesit rumunë kryen katër bastisje më 21 gusht në pronat e dy vëllezërve të cilët janë në pritje të nisjes së gjykimit nën akuza për trafikim me njerëz, dhunim, formim të një bande dhe për shfrytëzim seksual të grave.

Agjencia kundër krimit të organizuar në Rumani, DIICOT, tha përmes një deklarate se bastisjet u kryen lidhur me akuzat e reja që kanë të bëjnë me krijimin e një grupi të organizuar kriminal, trafikim me të mitur, akte seksuale me të mitur, deklarata ndikuese dhe pastrim parash.

Andrew Tate, 37 vjeç, dhe vëllai i tij, Tristan 36 vjeç, që të dy ish kikbokserë me shtetësi britanike dhe amerikane, kanë miliona ndjekës në rrjetet sociale. Më 2022, ata u arrestuan afër Bukureshtit së bashku me dy gra rumune. Vitin e kaluar, autoritetet ngritën zyrtarisht akuza ndaj tyre, të cilat, vëllezërit Tate i kanë mohuar.

Andrew Tate njihet për shprehjen e pikëpamjeve mizogjeniste në internet dhe ka 9.9 milionë ndjekës në platformën X. Ai vazhdimisht ka pretenduar se prokurorët nuk kanë prova kundër tij dhe ndaj tij po zhvillohet një komplot politik që ai të hesht. Paraprakisht, ai ishte ndaluar në disa platforma të rrjeteve sociale për shkak të pikëpamjeve mizogjeniste dhe për shkak të gjuhës së urrejtjes.

Pasi vëllezërit Tate ishin arrestuar më 2022, ata u mbajtën në paraburgim për tre muaj dhe më pas u dërguan në arrest shtëpiak./REL

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article IDE, SKICA DHE SHKRIME TË PABOTUARA/ Rama jep lajmin për dorëshkrimet e Ismail Kadare
Previous article "NUK TA ZËVËNDËSOJ DOT MAMIN, POR..."/ Urimi prekës i Agron Llakaj për ditëlindjen e të bijës

s.autor

Postime të ngjashme

VIKTIMA DHE TEMPERATURA REKORD/ Çfarë është “kupola termike” që po përvëlon Europën? Jetë

VIKTIMA DHE TEMPERATURA REKORD/ Çfarë është “kupola termike” që po përvëlon Europën?

MOMENTE TMERRI/ Pasagjerët qajnë dhe luten pas dy uljeve të dështuara të avionit Jetë

MOMENTE TMERRI/ Pasagjerët qajnë dhe luten pas dy uljeve të dështuara të avionit

DONALD TRUMP JR. MARTOHET NË FSHEHTËSI/ Ivanka “zbulon” dasmën luksoze Jetë

DONALD TRUMP JR. MARTOHET NË FSHEHTËSI/ Ivanka “zbulon” dasmën luksoze

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT