• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 16 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

16 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“FAJIN E KA PROKURORIA…”/ Xhaxhai i vrasësve të dy të rinjve në Velipojë: Viktima duhet të ishte në burg, por…
Home
Aktualitet
Kronikë

“FAJIN E KA PROKURORIA…”/ Xhaxhai i vrasësve të dy të rinjve në Velipojë: Viktima duhet të ishte në burg, por…

20 August, 2024 s.autor Aktualitet, Kronikë

Xhaxhai i dy vëllezërve që vranë dy persona dje në Velipojë, në një deklaratë për media, tha se sipas tij fajin e ka Prokuroria që kanë liruar një nga viktimat, pas një konflikti pak kohë më parë.

Autorët e dyshuar, Eduard dhe Gëzim Frroku pronar të një hoteli aty pranë, kanë qëlluar disa herë ndaj Ersild Ishmit dhe Arsid Hoxhës me armë zjarri.

Zef Frroku, xhaxhai i autorëve: Para dy javësh, kanë ardhur dhe janë konfliktuar përpara hotelit të vëllait tim. Ka nxjerrë armën ai zotëria që e kemi parë në TV e ka marrë shteti dhe e ka dërguar në burg, e ka liruar për dy ditë. Mbrëmë kanë ardhur se për kë nuk e dimë, rrezik për ne ose për ata. Ai prokuror dhe ai gjykatës që i ka lëshuar, nuk ka bërë mirë as shtetit, as familjes së tij dhe as neve.

A do të dorëzohen dy vëllezërit?

Zef Frroku, xhaxhai i autorëve: Nuk e di se kur ndodhen, nuk kemi komunikim me ta. Këtij shteti është vështirë me iu dorëzuar kujt, se janë duke e bërë “rrush e kumbulla” këtë vend. Janë duke marrë në qafë njerëzit e ndershëm dhe duke favorizuar kriminelët. Kërkojmë drejtësi, Prokurorët e kanë lëshuar ditën e tretë, nuk merret vesh.

Sipas drejtorit të policisë së Shkodrës, ngjarja e rëndë ka zanafillën tek një konflikt banal në fund të muajit qershor.

“Shkak është debati mes dy viktimave dhe pronarëve të hotel “Holiday”, Eduart dhe Gëzim Frroku. Shkak ka qenë një debat i ndodhur në datën 28 qershor mes kamarierit dhe kuzhinierit në ambientet e këtij lokali, ku u ndalua Ersild Ishmi”, sipas drejtorit të policisë Shkodër, Edmond Sulaj.

Dy autorët sapo kanë vënë re viktimën, janë afruar dhe e kanë qëlluar disa herë Ersild Ishmin 33 vjeç dhe Arsid Hoxhën 22 vjeç duke u shkaktuar plagë të rënda.

Plumbat kanë prekur edhe  Zyber Zagradin, i cili shërben si kamarier në një tjetër hotel. Ata janë transportuar për në spitalin rajonal të Shkodrës, në gjendje të rendë, dhe pavarësisht ndihmës se mjekeve, kanë ndërruar jete.

Policia ka ngritur pika  kontrollit për arrestimin e dy vëllezërve Eduard dhe Gëzim Frroku.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article VRASJA E DYFISHTË NË VELIPOJË/ Publikohet FOTO e njërit prej viktimave. Në kërkim dy vëllezërit
Previous article U GJET I VRARË NGA E BIJA/ Zbardhet konflikti i disa viteve më parë i 68-vjeçarit në Mirditë, e kërcënonin...

s.autor

Postime të ngjashme

APELI LIRON PETRI BOZON NGA BURGU/ I jep “arrest shtëpie” pas aksidentit fatal Aktualitet

APELI LIRON PETRI BOZON NGA BURGU/ I jep “arrest shtëpie” pas aksidentit fatal

E RËNDË NË ELBASAN/ Një person tenton të vrasë një grua brenda lokalit Aktualitet

E RËNDË NË ELBASAN/ Një person tenton të vrasë një grua brenda lokalit

ZJARRET NË VEND/ 9 vatra aktive, flakët vijojnë në disa zona! 285 forca dhe mjete ajrore në terren Aktualitet

ZJARRET NË VEND/ 9 vatra aktive, flakët vijojnë në disa zona! 285 forca dhe mjete ajrore në terren

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT