– Policia e Tiranës ka marrë masa për mbarëvajtjen e marshimit të thirrur sot pasdite për të zbardhur të vërtetën e vrasjes së Egli Progës, 42 vjeçarit që humbi jetën në Pogradec një javë më parë nga dhuna e ushtruar nga Denis Meçe.
Njoftojmë qytetarët se sot, prej orës 19:30 e deri në përfundim, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit të mjeteve, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, segmenti i rrugës “Myslym Shyri” nga Gjykata e Lartë deri në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Policia apelon për të gjithë qytetarët që të shmangin lëvizjen në këto akse rrugore dhe të përdorin rrugët “Ibrahim Rugova” dhe “Papa Gjon Pali” si rrugë alternative, deri në përfundim të tubimit, thuhet në njoftimin për media.
Denis Mece aktualisht ndodhet në burg, ndërsa vrasja e 42 vjeçarit shkaktoi përplasje institucionale mes policisë dhe prokurorisë. Ndërsa policia e referoi ngjarjen si vrasje me dashje, prokurorja e Korçës e zbuti akuzën në ‘vrasje nga pakujdesia’
Familja kërkon drejtësi dhe kërkon që të zbardhet e vërteta e kësaj vrasjeje.



