• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 19 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

19 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
DETAJET E REJA/ U plagosën 3 vëllezërit, si ndodhi sherri për pronat mes dy familjeve në Kurbin (EMRI)
Home
Breaking News

DETAJET E REJA/ U plagosën 3 vëllezërit, si ndodhi sherri për pronat mes dy familjeve në Kurbin (EMRI)

19 August, 2024 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me ngjarjen e rëndë të ndodhur sot në Kurbin, ku 3 persona mbetën të plagosur.

Mësohet se sherri për pronat ka ndodhur familjen Murati, ku dy vëllezërit Pëllumb dhe Sokol, së bashku me djalin e këtij të fundit, Valdano Murati, kanë dhunuar me sende të forta 3 vëllezërit me inicilae Y.V, S.V dhe E.V. Po ashtu, ky i fundit është qëlluar dhe me armë zjarri.

Pëllumb dhe Sokol Murati janë arrestuar, teksa në kërkim u shpall 32-vjeçari Valdano Murati. Gjatë kontrollit në banesën e Sokol Muratit, Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale një sasi municioni luftarak.

Njoftimi i policisë:

Kurbin/Informacion parapra

U konfliktuan me sende të forta, për motive pronësie, me 3 vëllezër dhe më pas qëlluan me armë zjarri duke plagosur njërin prej tyre, Policia kap dhe arreston njërin nga autorët e dyshuar dhe vëllanë e tij, si dhe shpall në kërkim djalin e njërit prej të arrestuarve.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin, me marrjen e njoftimit se në fshatin Fushë Milot, po ndodhte një konflikt mes disa shtetasve, për motive pronësie dhe gjatë konfliktit kishte mbetur i plagosur me armë zjarri një shtetas dhe ishin plagosur me sende të forta dy të tjerë, menjëherë kanë shkuar në adresën e dhënë.

Nga veprimet e para në vendngjarje rezultoi se në konflikt ishin përfshirë dy familje, për motive pronësie. Konflikti kishte nisur fillimisht me sende të forta dhe më pas në përdorim të armës së zjarrit.

Shtetasi S. M., djali i tij V. M. dhe shtetasi P. M., vëllai i shtetasit S. M., ishin konfliktuar me sende të forta për motive pronësie me tre vëllezërit shtetasit Y. V., S. V. dhe E. V.

Si pasojë e konfliktit janë dëmtuar me sende të forta shtetasit Y. V. dhe S. V., si dhe është plagosur me armë zjarri shtetasi E. V. (të tre vëllezër).

Shërbimet e Policisë vendore, me mbështetjen e Forcës Kombëtare të Sigurisë Njësia Shkodër, kanë bërë të mundur kapjen, shoqërimin në Komisariat dhe arrestimin e shtetasve S. M. dhe P. M., si dhe kanë shpallur në kërkim shtetasin V. M.

Gjatë kontrollit në banesën e shtetasit S. M., Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale një sasi municioni luftarak.

Vijon puna intensive për kapjen e shtetasit V. M.

Të tre të dëmtuarit janë aktualisht në spital, në kujdesin e mjekëve.

Ndërkohë grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe për sigurimin e provave me qëllim dokumentimin ligjor të këtij rasti.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article TRONDITET BERATI/ Burri vret veten në banesën e prindërve të gruas
Previous article PLANI I MASAVE/ Manastirliu-inspektorëve arsimorë: Angazhim në territor, prioritet absolut plotësimi i standardeve...

s.autor

Postime të ngjashme

PROTESTA/ Protestuesit rinisin sulmet me gurë e fishekzjarrë ndaj efektivëve, policia përgjigjet me gaz lotsjellës Aktualitet

PROTESTA/ Protestuesit rinisin sulmet me gurë e fishekzjarrë ndaj efektivëve, policia përgjigjet me gaz lotsjellës

KRIM I RËNDË NË ZALL-HERR/ Vriten me armë dy vëllezër, prangoset autori (EMRAT) Aktualitet

KRIM I RËNDË NË ZALL-HERR/ Vriten me armë dy vëllezër, prangoset autori (EMRAT)

BILANCI I PROTESTËS SË DHUNSHME/ Ministria e Shëndetësisë: 36 të lënduar gjatë ditës së djeshme, 14 persona vijojnë të marrin mjekim në spital Aktualitet

BILANCI I PROTESTËS SË DHUNSHME/ Ministria e Shëndetësisë: 36 të lënduar gjatë ditës së djeshme, 14 persona vijojnë të marrin mjekim në spital

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT