• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 16 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

16 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
DIKUR PJESË E FLOTËS MADHËSHTORE SOVJETIKE/ Aeroplanmbajtësja e vjetër digjet në një lagunë në Kinë
Home
Nderkombetare

DIKUR PJESË E FLOTËS MADHËSHTORE SOVJETIKE/ Aeroplanmbajtësja e vjetër digjet në një lagunë në Kinë

19 August, 2024 s.autor Botë, Nderkombetare

Një ish-aeroplan mbajtëse e periudhës sovjetike është përfshirë nga flakët në një lagunë pranë Shangait gjatë fundjavës. Ky është incidenti i radhës që ndodh me anijen luftarake e cila prej vitesh tashmë ishte shndërruar në një atraksion turistik.

Aeroplanmbajtësja me emrin Minsk, në tetë vitet e fundit është ankoruar në një lagunë pranë lumit Yangtze, në Nantong, provinca Jiangsu. Mjeti lundrues u përfshi nga flakët teksa kishin nisur rinovimet që të bëhej pjesë e një parku argëtues.

Vatra e zjarrit u aktivizua të premten pasdite, dhe flakët u shuan vetëm 24 orë më vonë. Sipas raportimeve, Minsk-u ka qenë atraksioni kryesor për 16 vjet në një park tashmë të zhdukur në Kinën jugore.

Dikur pjesë e Flotës së fuqishme Sovjetike të Paqësorit, Minsk ishte i dyti nga katër aeroplanmbajtëset e klasit të Kievit, të ndërtuara nga Bashkimi Sovjetik mes 1970 dhe 1987.

Me energji konvencionale dhe me një zhvendosje prej rreth 42,000 tonësh, më pak se gjysma e asaj të një aeroplanmbajtëse të klasit Nimitz të marinës amerikane, anija e gjatë 273 metra mund të mbante mbi dhjetë avionë luftarakë dhe një numër të barabartë helikopterësh.

E ndërtuar në një kantier detar në atë që tani është Ukraina dhe e emëruar sipas atij që është sot kryeqyteti i Bjellorusisë, ajo shërbeu në Flotën Sovjetike të Paqësorit pas vënies në punë në 1978 deri në shpërbërjen e Bashkimit Sovjetik në 1991, kur u bë pronë e Marinës Ruse.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E RËNDË NË KURBIN/ Degradon sherri për pronat, dhunohen dhe qëllohen me armë 3 vëllezërit
Previous article MOTRAT BERISHA DHUNUAN KLEA PRENGËN/ Zbardhen detajet e reja nga hetimi. Del urdhëri nga Prokuroria, ja për çfarë akuzohen

s.autor

Postime të ngjashme

“STATUSET NUK NDRYSHOHEN ME URDHRA”/ Irani i përgjigjet Trump: Ngushtica është iraniane dhe do mbetet e tillë Botë

“STATUSET NUK NDRYSHOHEN ME URDHRA”/ Irani i përgjigjet Trump: Ngushtica është iraniane dhe do mbetet e tillë

FARAGE MERR MANDATIN E DEPUTETIT/ “Armiku” i shqiptarëve fiton përballë “koshit të plehrave” Botë

FARAGE MERR MANDATIN E DEPUTETIT/ “Armiku” i shqiptarëve fiton përballë “koshit të plehrave”

“NA SHISNI 10% TË PATRIOTËVE”/ Zelensky: Vetëm kështu do shkatërrojmë raketat balistike ruse Botë

“NA SHISNI 10% TË PATRIOTËVE”/ Zelensky: Vetëm kështu do shkatërrojmë raketat balistike ruse

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT