• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
RRAHU POLICIN ME GRUSHTE NË KSAMIL/ Prej 28-vjeçarit e pëson dhe vëllai i tij, policia i zbulon…
Home
Aktualitet
Kronikë

RRAHU POLICIN ME GRUSHTE NË KSAMIL/ Prej 28-vjeçarit e pëson dhe vëllai i tij, policia i zbulon…

18 August, 2024 s.autor Aktualitet, Kronikë

Lilo Mera, 28-vjeçari nga Ksamili, u arrestua në orët e para të mëngjesit, me urdhër të Prokurorisë së Sarandës. Mera, mbrëmjen e djeshme kundërshtoi me dhunë dy efektivë të sektorit të Qarkullimit Rrugor në Komisariatin e Sarandës.

Ngjarja ndodhi rreth orës 20.00 në Ksamil, kur Lilo Mera është konstatuar teksa ka parkuar gabim mjetin pranë biznesit të vëllait të tij.

Sapo efektivët kanë konstatuar shkeljen, kanë tentuar të procedojnë me lirimin e rrugës dhe gjobitjen e mjetit, por drejtuesi u ka marrë nga dora tabletin dhe ka kundërshtuar duke përdorur dhunë ndaj dy efektivëve.

 

Pas kësaj, ai është larguar me një automjet tip “Volvo” me targë AB997CE, i cili është gjetur më pas i fshehur në një rrugicë të Ksamilit.

Policia e Qarkullimit Rrugor ka proceduar me gjobitjen e mjetit në vlerën 3.000 lekë, ndërsa efektivë të shumtë kanë nisur kontrollet për kapjen e autorit të dyshuar

Gjatë kontrollit në biznesin e vëllait të tij, në afërsi të vendit të quajtur “4 Valltarët” në Ksamil, është konstatuar se ushtrohej pa licensë shërbimi i këmbimit valutor, me punëtorë të pasiguruar dhe pa lëshuar kupona tatimorë.

Policia ka sekuestruar 98.896 lekë, 368.3 euro, 26 paund dhe 2 Lap Top.

Për këtë është shoqëruar në Komisariatin e Policisë shtetasi D. M, 30 vjec. Nga sektori i Krimit Ekonomiko-Financiar është proceduar penalisht në gjendje të lirë ky shtetas për veprat penale “punësim i paligjshëm”, “ushtrimi pa licensë i veprimtarive financiare”, “fshehja e të ardhurave” dhe “moslëshimi i kuptonit tatimor, dëftesës ose faturës tatimore”.

Pas shumë kërkimesh, në orët e para të mëngjesit është arritur të vihet në pranga edhe 28-vjecari Lilo Mera, i cili është arrestuar në flagrancë më urdhër të Prokurorit për kundërshtim me dhunë të forcave të policisë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ZJARRI "SHKRUMBON" SPANJËN/ Evakuohet një qytezë, 200 hektarë të përfshira nga flakët
Previous article POLICIA AKSION/ Zbardhen vjedhjet e tre automjeteve në Durrës, katër të arrestuar

s.autor

Postime të ngjashme

SHISNIN ARMË ZJARRI E MUNICIONE/ Goditet grupi kriminal në zemër të Tiranës, 4 të arrestuar, 2 në kërkim Aktualitet

SHISNIN ARMË ZJARRI E MUNICIONE/ Goditet grupi kriminal në zemër të Tiranës, 4 të arrestuar, 2 në kërkim

TUBIM MBI 3 ORË/ Protestuesit vazhdojnë marshimin: Shqipëri e re, Edi Rama dorëhiqu... Aktualitet

TUBIM MBI 3 ORË/ Protestuesit vazhdojnë marshimin: Shqipëri e re, Edi Rama dorëhiqu...

“FORBES”: Pse ishulli i Jared dhe Ivanka mund të shkatërrojë përpjekjen e Shqipërisë për në BE Aktualitet

“FORBES”: Pse ishulli i Jared dhe Ivanka mund të shkatërrojë përpjekjen e Shqipërisë për në BE

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT