• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
TURQIA NË FLAKË/ Zjarret përhapen në provincën perëndimore të Izmirit! Evakuohen banorët
Home
Nderkombetare

TURQIA NË FLAKË/ Zjarret përhapen në provincën perëndimore të Izmirit! Evakuohen banorët

17 August, 2024 s.autor Botë, Nderkombetare

Zjarret kanë përfshirë Izmirin në Turqi prej të enjtjes në mbrëmje, ndërsa vijojnë që të përhapen në zonën perëndimore të provincës së Izmirit, për shkak të erërave të forta, duke shkaktuar edhe evakuime të banorve.

Shtëllungat e trasha të tymit u panë të ngriheshin në ajër ndërsa flakët e shkaktuara nga moti jashtëzakonisht i ngrohtë dhe erërat e forta shpërthyen në pyje dhe iu afruan zonave të banuara.

Për shkak të erërave të forta me shpejtësi rreth 80 kilometra në orë, avionët për një kohë nuk mundën të ndërhynin në zonën e Yamanlar Karatepe, në Karsikaya.

Me gjithë praninë e pesë avionëve, 15 helikopterëve, 10 automjeteve të furnizimit me ujë, zjarri u përhap në një zonë të mbuluar kryesisht nga shkurre.

U urdhëruan evakuime në disa lagje dhe u evakuua edhe një strehë e kafshëve në zonë. Rrugët që të çojnë në zonat e prekura u mbyllën, ndërsa xhandarmëria dhe policia zbatuan masat e sigurisë.

Zjarri arriti në zonën industriale të Ornekkoy, duke u përhapur në biznese të shumta, duke përfshirë një fabrikë riciklimi, mermer, kabllo, kompani të përpunimit të drurit dhe punishte mobiljesh.

Me rënien e erës, helikopterët dhe avionët rifilluan punën, duke hedhur ujë intensivisht në zonat ku flakët ishin më të përqendruara. Zjarri vazhdon edhe në zonat pyjore brenda kufijve të rretheve Karsiyaka, Bayrakli dhe Cigli, duke prekur si zonat e banuara ashtu edhe zonën industriale.

Tymi i dendur është i dukshëm nga pjesë të ndryshme të provincës, ndërsa disa shtëpi dhe automjete pranë pyjeve janë dëmtuar nga flakët që përhapen. Ministri i Bujqësisë dhe Pyjeve, Ibrahim Yumakli u nis nga kryeqyteti Ankaraja për të monitoruar përpjekjet për shuarjen e zjarrit në provincën Egje të Izmirit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article I NDODH AJO QË NUK E PRISTE/ Shkaktoi zjarrin masiv në Dhërmi me fishekzjarrë, përfundon në pranga i riu
Previous article NDRYSHON LIGJI PËR MBROJTJEN E SHËNDETIT/ Nga shtatori kufizime të reja për duhanin, ja sa do të gjobiten bizneset që nuk zbatojnë rregullat

s.autor

Postime të ngjashme

PAMJET VIRALE/ Trumpin e zë gjumi në Dhomën Ovale Botë

PAMJET VIRALE/ Trumpin e zë gjumi në Dhomën Ovale

IZRAELI DËRGON TRUPA NË AZERBAJXHAN/ Rritet tensioni në Lindjen e Mesme, reagon BE: Kemi rezerva, por jepini fund luftës Botë

IZRAELI DËRGON TRUPA NË AZERBAJXHAN/ Rritet tensioni në Lindjen e Mesme, reagon BE: Kemi rezerva, por jepini fund luftës

SHBA GODET SISTEMET E RADARIT NË IRAN/ Teherani kundërpërgjigjet duke sulmuar me raketa Kuvajtin dhe Bahrein Botë

SHBA GODET SISTEMET E RADARIT NË IRAN/ Teherani kundërpërgjigjet duke sulmuar me raketa Kuvajtin dhe Bahrein

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT