Reperi Noizy pritet të lirohet nga qelia me vendim të Gjykatës së Durrësit, ndërsa Kosova e ka shpallur në kërkim pasi e akuzon se bashkë me grupin e tij ka dhunuar personazhin e TikTok, Medi Iseni. Senaca gjyqësore për Rigels Rajkun u zhvillua ditën e sotme, ndërsa për t’u liruar reperi ofron garanci pasurore 50 mln lekë të vjetra.
Pas pothuaj 10 ditësh në paraburgim, pritet që Noizy sot të dalë nga qelia pas vendosjes së garancisë pasurore.
Noizy, u arrestua në Shëngjin më 7 gusht, pasi akuzohet për plagosje të rëndë në një klub nate në Pejë. Në pranga bashkë me Rigels Rajkun ra edhe miku i tij Bahtjar Bajraktari i njohur si DJ Crax.
Si nisi përleshja për përfundoi me dy të plagosur
Sherri mes pjesëtarëve të grupit OTR dhe personazhit të njohur të Tik-Tok Muhamet Iseni, i njohur si Medi ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të 2 gushtit në klubin e natës “Sancy” në Pejë.
Shkak i përleshjes dyshohen videot të Tik-Tok të Medit, i cili prej kohësh ofendon reperat Noizy dhe Stresi. Vetë Stresi dhe Noizy kanë deklaruar se nuk kanë lidhje me sherrin dhe nuk kanë ndërhyrë për të rrahur Medin Isenin, me të cilin kishin zënka në rrjetet sociale.
Medi Iseni nga ana tjetër akuzon se “u pre në besë” nga Stresi, i cili dyshohet se e kishte ftuar për ta takuar, por ndërkohë ishte një “kurth”, për ta vendosur në të njëjtin ambient me Noizyn dhe grupin e tij.
Lajm ne perditesim….


