• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
U PLAGOS RËNDË NGA ZHYTJA ME KOKË NË LUMIN BUNA/ Niset drejt Italisë kirurgu Arvin Dibra. Ja gjendja e tij shëndetësore
Home
Aktualitet
Kronikë

U PLAGOS RËNDË NGA ZHYTJA ME KOKË NË LUMIN BUNA/ Niset drejt Italisë kirurgu Arvin Dibra. Ja gjendja e tij shëndetësore

16 August, 2024 s.autor Aktualitet, Kronikë

Mjeku kirurg i QSUT-së, Prof. Dr. Arvin Dibra, i cili mbeti i plagosur aksidentalisht më 10 gusht gjatë një ndalese për t’u larë në lumin Buna në Shkodër, është nisur më 14 gusht drejt Italisë për trajtim të mëtejshëm.

Burime të afërta me QSUT-në kanë konfirmuar se gjendja shëndetësore e doktorit, i cili ka gjithashtu nënshtetësi italiane, ka filluar të përmirësohet pas një ndërhyrjeje kirurgjikale të suksesshme për të trajtuar dëmtimet në pjesën e qafës dhe rruazat e lidhura me shtyllën kurrizore. Report TV raporton se, për shkak të natyrës serioze të plagëve, rikuperimi i tij do të kërkojë më shumë kohë.

Për shkak të nevojës për një trajtim më të specializuar, Prof. Dr. Dibra është transportuar me avion privat për në Itali. Sipas burimeve, shërbimet për udhëtimin dhe trajtimin janë organizuar në mënyrë private.

Ngjarja e rëndë ndodhi më 10 gusht, rreth orës 12:25, kur Prof. Dr. Dibra, duke ngrënë drekë me familjen në një lokal në Dajç pranë lumit Buna, është futur në ujë për t’u larë dhe është përplasur me gurët në thellësi, duke shkaktuar dëmtime serioze. Fillimisht ai u transportua me helikopter në Spitalin e Traumës në Tiranë, ku pas një operacioni të parë pati përmirësime të lehta.

Prof. Dr. Arvin Dibra aktualisht mban postin e Shefit të Klinikës 1 Kirurgjikale në QSUT dhe drejtues i Departamentit të Kirurgjisë në Universitetin e Mjekësisë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ARRESTIMI I SHEFIT TË ANTIDROGËS NË DURRËS/ Ministri i Brendshëm: Policët që hiqen si padronë, marrin ndëshkimin më të ashpër ligjor
Previous article "MARSH BEKIMET E GJITHË BOTËS"/ Marjana Kondi publikon si rrallë herë foton e së bijës: Për mua dhe babin je dritë dielli

s.autor

Postime të ngjashme

DËNOHET DIONIS DOKU/ Grabiti 9 shtëpi, sendet e vjedhura shkojnë në vlerën 500 mijë stërlina Aktualitet

DËNOHET DIONIS DOKU/ Grabiti 9 shtëpi, sendet e vjedhura shkojnë në vlerën 500 mijë stërlina

PARANDALOHET NGJARJA KRIMINALE NË VLORË/ Arrestohet 34-vjeçari që tentoi të nxirrte armën gjatë një konflikti Aktualitet

PARANDALOHET NGJARJA KRIMINALE NË VLORË/ Arrestohet 34-vjeçari që tentoi të nxirrte armën gjatë një konflikti

NGA SHQIPËRIA DREJT ITALISË, HOLANDËS E GJERMANISË/ Zbulohet rrjeti i madh i trafikut të drogës me protagonistë shqiptarët Aktualitet

NGA SHQIPËRIA DREJT ITALISË, HOLANDËS E GJERMANISË/ Zbulohet rrjeti i madh i trafikut të drogës me protagonistë shqiptarët

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT