Zbardhet një tjetër dëshmi nga ngjarja e rëndë që ndodhi të shtunën pasdite në Pogradec, ku pas dhunës humbi jetën Eglantin Proga.
Sigurohet dosja e prokurorisë për ngjarjen në fjalë, ku flet dhe dëshmitari Leonidha Guçe, për të cilin është dhënë masa ‘detyrim paraqitje’. Ai ishte ulur në një tavolinë me autorin e dyshuar, Denis Meçen, ndërsa tha se nuk kishte parë se kush e kishte goditur 42-vjeçarin.
Në tavolinën ku isha ulur unë, erdhi dhe Denin Meçe. Qëndruam për disa orë në lokal dhe pimë disa birra. Kam parë se Denisi është çuar nga tavolina dhe nuk e kam vënë re se ku shkoi, a u fut në lokal apo u largua. Ndërkohë unë kam eqnë i ulur në tavolinë në atë moment, vetëm me Arjanin dhe kam dëgjuar një zonjë që bërtiste; ‘sillini ujë dhe njoftoni ambulancën’. Unë jam çuar nga tavolina dhe kam parë nga pas makinës time që ndodhej pronari i lokalit, Voltani, i ulur në gjunjë dhe në prehër mbante Eglin të cilit po i hidhte ujë në qafë. Pashë se Egli ishte i zverdhur në fytyrë.


