• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
MOSKA NË ALARM/ Evakuon 200 mijë vetë, mbi 12 mijë ushtarë të Kievit përparojnë edhe më thellë në Rusi
Home
Nderkombetare

MOSKA NË ALARM/ Evakuon 200 mijë vetë, mbi 12 mijë ushtarë të Kievit përparojnë edhe më thellë në Rusi

15 August, 2024 s.autor Botë, Nderkombetare

Rusia evakuoi mijëra persona të tjerë nga rajonet kufitare të enjten, pasi Ukraina tha se po avanconte edhe më thellë në vend, teksa vijon inkursionin më të madh të huaj në territorin sovran të Rusisë që prej luftës së dytë botërore.

Guvernatori në detyrë i Kursk, Alexei Smirnov, njoftoi se po evakuonin distriktin e Glushkov me një popullsi prej 20 mijë banorësh. të paktën 200 mijë vetë janë shpërngulur deri më tani nga rajonet kufitare që prej 6 gushtit kur mijëra trupa ukrainase nisën ofensivën e paprecedentë. Presidenti Volodimir Zelenski tha të mërkurën se forcat e tij kishin avancuar edhe me disa kilometra të tjerë dhe se qëllimi për të siguruar këmbim të të burgosurve të luftës, ishte arritur.

“Shënuam përparim të rëndësishëm sot në rajonin e Kursk. Po e arrijmë qëllimin tonë strategjik”, tha Zelensky.

Ministria e Mbrojtjes në Rusi tha se gjatë natës kishin rrëzuar dronë ukrainas mbi rajonin e Belgorod dhe se bombarduesit Sukhoi-34 kishin shënjestruar pozicione armike në Kursk.

Moska pretendon se shtetet perëndimore qëndrojnë pas inkursionit edhe pse vazhdimisht ato kanë deklaruar se nuk kanë qenë të informuara mbi planet e Ukrainës.

“Kur kam studiuar në SHBA rregulli kryesor ishte. Mos e ngacmo ariun. Dhe çfarë po bën Perëndimi sot. Po ngacmon ariun”, tha ligjvënësja ruse Maria Butina.

Autoritetet ruse kanë paralajmëruar se nëse armë perëndimore po përdoren në territorin rus, Moska do të konsiderojë një përshkallëzim të madh.

Sipas komandantit të forcave speciale ruse, Apti Alaudinov, të paktën 12 mijë ushtarë të forcave të armatosura ukrainase e po ashtu mercenarë, kanë hyrë në rajonin të Kursk.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E KONFIRMON MSH: Asnjë rast me linë e majmunit në Shqipëri
Previous article TENTOI TË VRISTE ME ARMË 39-VJEÇARIN/ Kapet pas 4 muajsh i shpalluri në kërkim

s.autor

Postime të ngjashme

KRIZË MES POLONISË DHE UKRAINËS/ Zelensky rrezikon të humbasë dekoratën më të lartë polake Botë

KRIZË MES POLONISË DHE UKRAINËS/ Zelensky rrezikon të humbasë dekoratën më të lartë polake

ATENTAT PRANË MOSKËS/ Koloneli rus vritet nga shpërthimi me bombë në makinë Botë

ATENTAT PRANË MOSKËS/ Koloneli rus vritet nga shpërthimi me bombë në makinë

“FORBES”: Pse ishulli i Jared dhe Ivanka mund të shkatërrojë përpjekjen e Shqipërisë për në BE Aktualitet

“FORBES”: Pse ishulli i Jared dhe Ivanka mund të shkatërrojë përpjekjen e Shqipërisë për në BE

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT