• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 24 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

24 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
DILEMAT E PUTINIT NË FRONT/ Rusia tërheq trupat nga Ukraina për të mbrojtur rajonet jugore nga ofensiva e Kievit
Home
Nderkombetare

DILEMAT E PUTINIT NË FRONT/ Rusia tërheq trupat nga Ukraina për të mbrojtur rajonet jugore nga ofensiva e Kievit

14 August, 2024 s.autor Botë, Nderkombetare

Moska po tërheq një pjesë të trupave të saj nga Ukraina për t’iu përgjigjur ofensivës së Kievit në territorin rus, raporton Wall Street Journal (WSJ), duke cituar zyrtarë amerikanë.

Kjo është shenja e parë që inkursioni ukrainas në rajonin e Kurskut po e detyron Rusinë të rishikojë forcën e saj pushtuese, komenton gazeta amerikane.Shtetet e Bashkuara, shtuan burimet zyrtare, janë ende duke u përpjekur të përcaktojnë rëndësinë e lëvizjes së Rusisë dhe nuk kanë thënë se sa trupa ushtria ruse po lëviz.

Megjithatë, vlerësimi i ri i Uashingtonit përforcon pretendimet e zyrtarëve ukrainas se pushtimi i papritur i javës së kaluar në rajonin kufitar rus ka tërhequr disa forca ruse nga Ukraina, ku avantazhi i Moskës për sa i përket njerëzve dhe pajisjeve po i lejon ata të përparojnë në disa pika.

Më herët u raportua se Rusia zhvendosi trupa ushtarake edhe nga Kalininigradi për në Kurs. Një gjë të tillë e deklaroi ministri lituanez i Mbrojtjes Laurynas Kasciunas gjatë një takimi me presidentin ukrainas, Zelensky. Kasciunas bëri të ditur se luftimet e vazhdueshme në Kursk të pushtuar nga Kievi po e detyronin Moskën të tërheqë ushtarët e saj nga Kaliningradi duke e përshkruar atë si një formë çmilitarizimi të shkaktuar nga “guximi i ushtrisë ukrainase”. Ministri lituanez shtoi se operacioni i Kievit në rajonin rus kishte “ngritur moralin e njerëzve dhe forcave të armatosura” të Vilnius.

Situata në Rusinë jugore duket se nuk është fort në kontrollin e Moskës. Pas Kurskut, edhe rajoni kufitar rus i Belgorod shpalli gjendjen e jashtëzakonshme nga autoritetet lokale. Mijëra banorë janë evakuuar për shkak të luftimeve në terren.

Nga ana tjetër, mbrojtja ajrore ruse pretendon se mbrëmjen e kaluar ka rrëzuar 4 raketa taknike Tochka-U dhe 117 dronë ukrainas mbi territorin e Federatës ruse. Ministria e Mbrojtjes ruse bën vazhdimisht publikime në kanalin e Telegram por të dhënat mbeten të paverifikuara në terren.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Ukrainës ka deklaruar se “ndryshe nga Moska, ne nuk duam pronat e njerëzve të tjerë, por synojmë të mbrojmë jetën e qytetarëve tanë”, duke komentuar kështu ofensivën e Kievit prej 8 ditësh në territorin rus.

Reagimi i parë ka ardhur edhe nga presidenti i SHBA, Joe Biden. Ai ka komentuar ofensivën e Kievit duke u shprehur se ushtria e Ukrainës i kishte shkaktuar “një dilemë të vërtetë presidentit rus Vladimir Putin”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SHTOHEN LËVIZJET NË KAKAVIJË/ Mbi 10 mijë persona persona kaluan në pikën kufitare, 6300 janë hyrje
Previous article GJYKATA KOMBËTARE E SPANJËS MERR VENDIMIN/ Vendos të ekstradojë Lulzim Berishën në Shqipëri

s.autor

Postime të ngjashme

"IRANI NUK MBLEDH TAKSA NË HORMUZ"/ Trump: Nëse kanë gënjyer negociatat marrin fund Botë

"IRANI NUK MBLEDH TAKSA NË HORMUZ"/ Trump: Nëse kanë gënjyer negociatat marrin fund

IZRAELI KREU GJENOCID? Komisioni hetimor i OKB-së: Ka shënjestruar qëllimisht fëmijët palestinezë në Gaza Botë

IZRAELI KREU GJENOCID? Komisioni hetimor i OKB-së: Ka shënjestruar qëllimisht fëmijët palestinezë në Gaza

TË SHTËNA ME ARMË ZJARRI NË MONTREAL/ Vriten një oficer policie dhe autori i krimit Botë

TË SHTËNA ME ARMË ZJARRI NË MONTREAL/ Vriten një oficer policie dhe autori i krimit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT