• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 29 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

29 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
SKANDALET POLITIKE/ Kryeministri i Japonisë, Kishida njofton se do të japë dorëheqje
Home
Nderkombetare

SKANDALET POLITIKE/ Kryeministri i Japonisë, Kishida njofton se do të japë dorëheqje

14 August, 2024 s.autor Botë, Nderkombetare

Kryeministri i Japonisë, Fumio Kishida, ka thënë se do të japë dorëheqje muajin e ardhshëm, pas pakënaqësive nga qytetarët në lidhje me skandalet politike dhe rritjen e kostos së jetesës. “Politika nuk mund të funksionojë pa besimin e publikut. E mora këtë vendim të vështirë duke menduar për publikun, me vullnet të fuqishëm për të shtyrë për reforma politike në të ardhmen”, tha Kishida në një konferencë për media, ku njoftoi vendimin për të mos garuar për t’u rizgjedhur në krye të Partisë Liberale Demokratike (LDP).

LDP-ja do të mbajë zgjedhje për lider të ri në shtator. Vlerësimi publik për Kishidan filloi të bjerë furishëm pak pasi ai e mori detyrën më 2021, pasi u zbuluan lidhjet e LDP-së me Kishën kontroverse të Unifikimit. Popullariteti i tij mori një goditje tjetër kur u zbulua se ishin bërë donacione politike të paregjistruara në ngjarjet e LDP-së për grumbullim fondesh.
Ai u përballë gjithashtu me pakënaqësi nga populli, pasi dështoi t’i rrisë pagat në një kohë kur kostoja e jetesës u rrit. “Kryeministri nga LDP-ja nuk mund të garojë për president të partisë, nëse nuk e ka të sigurt fitoren. Është sikurse kampioni i madh i sumos. Nuk mund të fitosh dosido, duhet të fitosh me elegancë”, tha Koichi Nakano, profesor i shkencave politike në Universitetin Sophia.

Kushdo që e pason Kishidan si lider të LDP-së duhet ta rikthejë besimin e publikut në parti dhe ta luftojë rritjen e kostos së jetesës dhe tensionet e përshkallëzuara gjeopolitike me Kinën. Kishida vjen nga një familje politikanësh – babai dhe gjyshi i tij kanë qenë anëtarë të Dhomës së Përfaqësuesve të Japonisë. Ai u bë anëtarë i Dhomës për herë të parë në vitin 1993. Më pas, ai u bë ministri i Jashtëm më jetëgjatë i Japonisë, kur e mbajti postin nga viti 2012 deri në vitin 2017. Ai u bë kryeministër në tetor 2021, duke e pasuar Yoshihide Sugan, i cili kishte dhënë dorëheqje pas vetëm një viti në detyrë. Kishida e udhëhoqi LDP-në drejt fitores në zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2021. Kishida e udhëhoqi Japoninë drejt daljes nga pandemia e COVID-19.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "PLAS" GRUSHTI MES 7 PERSONAVE NË BULQIZË/ Dy të arrestuar, policia jep detaje nga sherri masiv
Previous article "MBYLLE TELEFONIN SE PO DIGJEM"/ Fjalët e fundit të gruas që humbi jetën nga zjarret në Greqi, flet pronari i fabrikës

s.autor

Postime të ngjashme

ISHIN BASHKË NË VARKË/ Zhduket bashkëshorti i ministres italiane Botë

ISHIN BASHKË NË VARKË/ Zhduket bashkëshorti i ministres italiane

TENSIONE TË REJA NË GJIRIN PERSIK/ Teherani paralajmëron: Mos prekni marrëveshjen për Hormuzin Botë

TENSIONE TË REJA NË GJIRIN PERSIK/ Teherani paralajmëron: Mos prekni marrëveshjen për Hormuzin

TEMPERATURAT EKSTREME/ OBSH: Mbi 1 mijë e 300 viktima në Europë Botë

TEMPERATURAT EKSTREME/ OBSH: Mbi 1 mijë e 300 viktima në Europë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT