• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
U VRA PËR XHIRON DITORE TË LOKALIT TË TIJ/ Detajet e trishta: Çarë u gjet në xhepat e Egli Progës
Home
Breaking News

U VRA PËR XHIRON DITORE TË LOKALIT TË TIJ/ Detajet e trishta: Çarë u gjet në xhepat e Egli Progës

13 August, 2024 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Në xhepat e 42-vjeçarit Egli Proga u gjetën vetëm 107 mijë lekë të vjetra dhe 5 euro.

Kaq ishte xhiroja ditore të cilën refuzoi t’ia jepte Denis Meçes, në afërsi të lokalit të tij në Pogradec, përpara se ky i fundit ta godiste për vdekje.

Në dosjen e prokurorisë së Korçës, të zbardhur nga Top Channel, theksohet se gjatë kontrollit të trupit, Egli Progës i janë gjetur në njërin xhep 8700 lekë dhe 5 euro dhe në xhepin tjetër dy katrëmodhëna 2000 lekëshe.

Dëshmitë kontradiktore të personave që ishin të pranishëm gjatë ngjarjes, kanë ngritur edhe më shumë dyshime për atë që ndodhi paditen e së shtunës.

Pronari i lokalit ku ndodhi ngjarja pranon se ndodhej vetëm pak metra larg dy djemve, por thotë se nuk kishte dëgjuar asgjë dhe kamerat e lokalit të tij çuditërisht nuk ishin në gjendje të regjistronin.

“Nuk kanë bërë asnjë lloj debati apo konflikti midis tyre dhe ka ndejtur shumë pak kohë pasi vetëm gjysmën e birrës ka pirë dhe është ngritur ka shkuar në tualet. Kur doli jashtë kanë thirrur njerëzit me zë të lartë që kërkonin ujë dhe kam dalë me të shpejtë jashtë dhe e pashë atë të shtrirë në tokë, e ngrita për t’i dhënë ndihmë deri sa erdhi ambulanca që e mori. Kamera që kam unë tek lokali e kam kontrolluar dhe nuk regjistronte fare por vetëm sa sheh në moment dhe asgjë më tepër”.

30 metra larg vendit ku ndodhi ngjarja ka qenë edhe kushëriri i Igli Progës, i cili ka deklaruar përpara oficerit të policisë gjyqësore se nuk ka parë as ngjarjen dhe as autorin.

“Unë nuk jam afruar por kam parë nga larg që ka dalë i zoti i lokalit dhe i është afruar personit të rrëzuar në tokë dhe po i jepte ndihmë. Më thanë se personi që ishte rrëzuar në tokë ishte kushëriri im shtetasi Eglantin Proga. U afrova menjëherë dhe persona që ishin atje pranë lajmëruan dhe ambulancën që erdhi për 10 minuta. Unë nuk munda dot të identifikoj personin që goditi me grusht kushëririn tim. Nuk kam dëgjuar kur e pashë, as të bërtitura dhe as të shara.”

Vrasja e Egli Progës në Pogradec tronditi opinionin publik, pasi familjarët hedhin akuza për manipulimin e rrethanave të ngjarjes dhe tentativave për të fshehur të vërtetën.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PUNONIN NË "SHTËPI BARI"/ Arrestohen shqiptarët në Spanjë, sekuestrohen mbi 20 kg drogë dhe armë zjarri
Previous article RAJONI NË FLAKË/ Brukseli ofron mbështetje urgjente për Shqipërinë dhe Greqinë

s.autor

Postime të ngjashme

TUBIM MBI 3 ORË/ Protestuesit vazhdojnë marshimin: Shqipëri e re, Edi Rama dorëhiqu... Aktualitet

TUBIM MBI 3 ORË/ Protestuesit vazhdojnë marshimin: Shqipëri e re, Edi Rama dorëhiqu...

“FORBES”: Pse ishulli i Jared dhe Ivanka mund të shkatërrojë përpjekjen e Shqipërisë për në BE Aktualitet

“FORBES”: Pse ishulli i Jared dhe Ivanka mund të shkatërrojë përpjekjen e Shqipërisë për në BE

PROTESTA/ Thirrja e aktorit Mehdi Malkaj: Shqipëria ka qenë gjithnjë e re, e kemi për detyrë ta mbrojmë Aktualitet

PROTESTA/ Thirrja e aktorit Mehdi Malkaj: Shqipëria ka qenë gjithnjë e re, e kemi për detyrë ta mbrojmë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT