• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 19 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

19 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Mediat amerikane: Presidenti Trump u përpoq të shkarkonte Prokurorin e Posaçëm Mueller
Home
Nderkombetare

Mediat amerikane: Presidenti Trump u përpoq të shkarkonte Prokurorin e Posaçëm Mueller

26 January, 2018 F.autor Botë, Nderkombetare

Presidenti amerikan, Donald Trump i hodhi poshtë njoftimet e gazetave “New York Times” dhe “Washington Post” sipas së cilave ai kishte dashur ta shkarkonte prokurorin e posaçëmRobert Mueller në qershor. Sipas njoftimeve ai u tërhoq pasi këshilltari ligjor i Shtëpisë së Bardhë kërcënoi të jepte dorëheqjen.

Presidenti Trump foli nga nga Davos i Zvicrës ku po merr pjesë në Forumin Botëror Ekonomik. Ai i cilësoi njoftimet si “lajme të rreme, lajme tipikee të rreme të (gazetës) ‘New York Times’”.

Mueller po heton rreth akuzave se këshilltarët e Trump gjatë fushatës bashkëpunuan me Rusinë për ndërhyrjen në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016. Një pistë tjetër hetimesh është pengimi i drejtësisë nga Shtëpia e Bardhë.

Sipas gazetave,  Trump donte që Departamenti i Drejtësisë të shkarkonte prokurorin e posaçëm Mueller sepse mendonte që kishte tre konflikte interesi që e skualifikonin atë për të kryesuar hetimin: një mosmarrëveshje lidhur me kuotat e anëtarësimit në një klub golfi në pronësinë e familjes Trump, për shkak të së cilës Mueller dha dorëheqjen nga klubi; fakti që  Mueller kishte punuar për një firmë ligjore, që kishte përfaqësuar dhëndrin dhe këshilltarin e tij, Jared Kushner; si edhe fakti që Mueller ishte intervistuar për t’u kthyer në postin e drejtorit të FBI-s, një ditë para se të emërohej si prokuror i posaçëm.

Sipas njoftimeve të shtypit, këshilltari ligjor i Shtëpisë së Bardhë Don McGahn nuk pranoi t’ia përcillte Departamentit të Drejtësisë urdhrin e Presidentit për të shkarkuar Mueller.

Ai besonte se shkarkimi i prokurorit të posaçëm do të kishte një efekt katastrofik tek presidenca e zotit Trump dhe do të hidhte një hije edhe më të errët për pengimin e drejtësisë, sipas artikujve.

Avokati i zotit Trump, Ty Cobb nuk pranoi të komentonte lidhur me njoftimet “për të respektuar Zyrën e Prokurorit të Posaçëm dhe procesin e punës së tij”.

Ndërkohë, ekipi ligjor i presidentit Trump tha të enjten se mbi 20 punonjës së Shtëpisë së Bardhë kanë folur me dëshirën e vet me Mueller dhe hetuesit e tij, në kuadër të hetimit për lidhjet me Rusinë.

Vetë  Trump u tha gazetarëve para se të nisej për në Davos të Zvicrës se do të pranonte të intervistohej nga prokurori Mueller.

Ai përsëriti se nuk kishte pasur bashkëpunim me Rusinë për ta ndihmuar atë të fitonte në zgjedhje.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Ditë të FTOHTA? Ky është parashikimi i motit për këtë FUNDJAVË
Previous article Starova nuk përmbahet, kapet me duar me gjyqtarin dhe e shan: Të q****a motrën

F.autor

Postime të ngjashme

TENSIONET/ Izraeli dhe Hezbollahu bien dakord për armëpushim Botë

TENSIONET/ Izraeli dhe Hezbollahu bien dakord për armëpushim

"BALLKANI PERËNDIMOR NË FOKUS..."/ BE sinjalizon “moment të ri” për zgjerimin Botë

"BALLKANI PERËNDIMOR NË FOKUS..."/ BE sinjalizon “moment të ri” për zgjerimin

"AJO MË LUTI PËR FOTO..."/ Trump sulmon Melonin pas Samitit të G7 Botë

"AJO MË LUTI PËR FOTO..."/ Trump sulmon Melonin pas Samitit të G7

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT