• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
KURS 8-MUJOR PËR KODIM/ Balluku dhe Muzhaqi shpërndajnë certifikatat për të rinjtë e Dibrës
Home
Politikë

KURS 8-MUJOR PËR KODIM/ Balluku dhe Muzhaqi shpërndajnë certifikatat për të rinjtë e Dibrës

9 August, 2024 s.autor Politikë

16 të rinj nga Dibra përfunduan me sukses një kurs 8-mujor për kodimin, përmes të cilit arritën të zgjeronin njohuritë dhe kompetencat teknike në fushën e programimit, ndërsa realizuan edhe seanca trajnimi me këshilluesit e karrierës.

Në ceremoninë e shpërndarjes së certifikatave për të rinjtë që ndoqën këtë kurs intensiv ishte e pranishme Zëvendëskryeministrja, Belinda Balluku, si dhe Ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi.

Në bisedën me të rinjtë, Zëvendëskryeministrja Balluku tha se është e rëndësishme që njohuritë dhe dijet që ata përfituan nga ky kurs tashmë të vihen në zbatim. “Është shumë e rëndësishme që të gjitha dijet që morët t’i vini në zbatim, sepse nuk ka qenë një kurs i thjeshtë disa javor, ka qenë pothuajse një vit i tërë shkollor. Ju jeni impenjuar, keni investuar, qeveria ka investuar, donatorët kanë investuar, ka pasur impenjim edhe nga trajnerët, kështu që ju duhet patjetër që këto dije që morët të filloni t’i vendosni në jetë”, u shpreh Balluku.

Zëvendëskryeministrja shtoi më tej se për Qeverinë Shqiptare inovacioni ka një vëmendje të veçantë. Në këtë drejtim është ngritur edhe Agjencia e Inovacionit e cila tashmë ka nisur të japë edhe rezultatet e para. “Duke pasur parasysh këtë prioritet të Qeverisë Shqiptare për t’i dhënë inovacionit zë, për ta mbështetur me logjistikë dhe infrastrukturë, duke mbushur radhët me të rinj dhe të reja, unë do të thoja që pikërisht kjo nukël prej 16 dibranësh të ketë mundësi që të fillojë dhe të ushtrojë dijet që mori edhe pranë bashkisë, edhe pranë institucioneve shtetërore, edhe vetë ju si individë me ide të reja me start-up”, deklaroi Balluku.

Nga ana e saj Ministrja Muzhaqi, theksoi se përmes këtij kursi tashmë të rinjtë kanë zgjeruar njohuritë e tyre duke pasur mundësi akoma më të mëdha për punësim.

“Fakti që tani kemi 16 të rinj të mirëpërgatitur, që janë gati për tregun e punës, një pjesë e tyre kishin dëshirë për pjesën e teknologjisë, ndërsa një pjesë tjetër donin të provonin një fushë të re dhe tani që kanë pasur këtë mundësi të provës, besoj që do kenë edhe më shumë akses në tregun e punës. E mira e këtij tregu është që edhe nga këtu nga qyteti mjafton lidhja e internetit dhe ti direkt mund të punosh për tregun botëror, nuk është e thënë që të punosh vetëm për tregun lokal që ne jemi mësuar të bëjmë në shumë profesione të tjera”, tha Muzhaqi.

Për kryebashkiakun e Dibrës, Rahim Spahiu bashkia do të mbështesë të rinjtë që kanë ide inovative dhe duan ti venë në zbatim ato.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E TRISHTË/ Humb jetën 70-vjeçari në në plazhin e Pish Poros, policia zbulon detaje
Previous article RRITET KREDIDHËNIA/ Vetëm në 2023 u dha gjysmë miliardi euro për të blerë shtëpi

s.autor

Postime të ngjashme

PARALAJMËRIMI i fortë i Ramës: Do të publikojmë faktet që protesta për Zvërnecin po shfrytëzohet nga Irani Politikë

PARALAJMËRIMI i fortë i Ramës: Do të publikojmë faktet që protesta për Zvërnecin po shfrytëzohet nga Irani

ZVËRNECI/ Rama i përgjigjet senatorit demokrat Sanders: Shqipëria s'është sfond për betejat politike të huaja Politikë

ZVËRNECI/ Rama i përgjigjet senatorit demokrat Sanders: Shqipëria s'është sfond për betejat politike të huaja

"ZVËRNECI"/ Rama ndërpret gazetaren: S’kam interes për intervistat tuaja në rrugë, po më pyesni mua! A keni fakte kundër meje? Politikë

"ZVËRNECI"/ Rama ndërpret gazetaren: S’kam interes për intervistat tuaja në rrugë, po më pyesni mua! A keni fakte kundër meje?

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT