Policia Shqiptare ka dhënë detaje në lidhje me operacionin e përfunduar në Itali, i cili rezultoi me sekuestrimin e 8 tonëve drogë.
Po ashtu janë arrestuar dy persona të dy shqiptar banues në Vlorë, ku kishin dalë nga pika kufitare me Muriqanit ditën e djeshme.
- Njoftimi i policisë
- Sqarim i Policise se Shtetit per operacionin antikanabis Shqiperi – Mal i Zi – Itali
- Gomonia me droge, e nisur nga Mali i Zi, qe u kap ne Foxhia te Italise fale nje operacioni nderkombetar u iniciua nga nje informacion i Policise shqiptare.
- Shtetasit me iniciale A.B. 40 vjeç dhe K.B., 53 vjeç nga Vlora te arrestuar në flagrancë për trafik ndërkombëtar narkotikësh, kane kaluar ne date 22 janar 2018, ne oren 14:42 minuta dhe 15:34 ne Piken e Kalimit kufitar te Muriqanit drejt Malit te Zi.
- Bazuar ne informacionet per implikim te mundshem ne aktivitet kriminal, Policia shqiptare njoftoi homologet malazeze per levizjet e dy te dyshuarve.
- Ata u mbajten nen vezhgim per 3 dite me radhe ne territorin e Malit te Zi.
- Me daljen e gomones ne det u angazhuan forcat e Guardia di Finanzas dhe policite kufitare te 3 vendeve si dhe Frontex. Pas disa ore ndjekje, trafikantët kanë hedhur në det lëndën narkotike dhe janë larguar duke tentuar arratisjen, por pa sukses.
- Vijojnë hetimet për zbardhjen e rastit të trafikimit ndërkombëtar të narkotikëve.


