• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 29 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

29 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
E RËNDË NË GAZA/ Goditet kampi Al- Bureij, vriten 40 civilë palestinezë nga sulmet izraelite
Home
Nderkombetare

E RËNDË NË GAZA/ Goditet kampi Al- Bureij, vriten 40 civilë palestinezë nga sulmet izraelite

8 August, 2024 s.autor Botë, Nderkombetare

Të paktën 40 persona janë vrarë si pasojë e sulmeve izraelite në Rripin e Gazës. Sulmet vijnë si pjesë e një luftë më të gjerë rajonale të shtetit të Izraelit. Sulmet ajrore izraelite goditën një grup shtëpish në kampin Al-Bureij të Gazës qendrore, duke vrarë të paktën 15 persona, dhe kampin aty pranë Al-Nuseirat, vranë katër, thanë mjekët në Gaza.

Nuseirat dhe Bureij janë ndër tetë kampet më të mëdha të enklavës me popullsi të dendur dhe shihen nga Izraeli si bastione të militantëve të armatosur të Hamasit.

Nga ana e saj, ushtria izraelite tha se goditi qendrat e komandës dhe kontrollit të Hamasit në shkollat kryesore në disa zona të qytetit të Gazës, ku operonin militantët e Hamasit. Ajo akuzoi Hamasin për shfrytëzimin e civilëve dhe pronave civile për qëllime ushtarake, një akuzë që Hamasi e mohon.

Sakaq, Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu në një intervistë të gjatë për revistën e njohur britanike, The Times Magazinë, i ka mëshuar faktit e një reagimi të ashpër kundër Hezbollahut duke dhënë një kërcënim të drejtpërdrjetë për të.

“Unë mendoj se Hezbollahu duhet të marrë parasysh pasojat e sulmit të Izraelit dhe duke hapur një luftë më të gjerë me të. Unë mendoj se nëse ata po e mendojnë sulmin duhet të mendojnë dy here”, tha Benjamin Netanyahu.

Kryeministri izraelit i cili nuk mori drejtpërdrejt përgjegjësinë për dështimin e sigurisë çka solli sulmin e Hamasit më 7 tetor, u pyet nëse do të largohet nga posti i Kryeministrit të shtetit hebre. Netanyahu u shpreh se dëshiron të qëndrojë në detyrë për aq kohë sa të jetë e mundur dhe për aq kohë sa të arrijë sigurinë e plotë të Izraelit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article GJUMI RIGJENERON TRUPIN/ Por ja dëmet që i shkaktoni shëndetit nëse flini më shumë seç duhet
Previous article KONFIRMOHET DEBATI MES HARRIS DHE TRUMP/ Dy kandidatët presidencialë bien dakord për datën 10 shtator

s.autor

Postime të ngjashme

ISHIN BASHKË NË VARKË/ Zhduket bashkëshorti i ministres italiane Botë

ISHIN BASHKË NË VARKË/ Zhduket bashkëshorti i ministres italiane

TENSIONE TË REJA NË GJIRIN PERSIK/ Teherani paralajmëron: Mos prekni marrëveshjen për Hormuzin Botë

TENSIONE TË REJA NË GJIRIN PERSIK/ Teherani paralajmëron: Mos prekni marrëveshjen për Hormuzin

TEMPERATURAT EKSTREME/ OBSH: Mbi 1 mijë e 300 viktima në Europë Botë

TEMPERATURAT EKSTREME/ OBSH: Mbi 1 mijë e 300 viktima në Europë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT