• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
PO GËRMONIN PËR AR/ ‘Gjuetarët’ e thesareve bëjnë zbulimin prehistorik
Home
Jetë

PO GËRMONIN PËR AR/ ‘Gjuetarët’ e thesareve bëjnë zbulimin prehistorik

7 August, 2024 s.autor Jetë

Thesaret më me vlerë nuk janë vetëm ato në monedha ari dhe gurë të çmuar, por edhe me vlera historike.

Rinocerontët e fundit me gëzof që endeshin në planetin tonë gjatë Epokës së Akullnajave (mbi 10 mijë vite më parë), ishin pre e njerëzve që ushqeheshin me ta dhe i pikturonin nëpër shpella.

Zanafilla e tyre është aq e largët, sa ende dimë shumë pak për atë kohë, por një grup “gjuetarësh” ari kanë gjetur një rinoceront që duket se është ende në gjendje të mirë (mumifikuar nga akullnajat).

Rinoceronti i gjetur në stepat akullnajore të Rusisë

Zbulimi ndodhi në Kolyma, një rajon i largët lindor i Rusisë, që është ende i mbuluar nga ngrica e përhershme. Në foton e postuar nga minatorët, dallohen brirët ndërsa trupi ka qenë i mumifikuar nga temperaturat e ftohta dhe oksigjeni i pakët. Tani do të ekzaminohet nga shkencëtarët. Në këtë zonë janë gjetur fosile edhe më parë, pasi stepa mbizotërohej nga mamuthët, bizonët dhe luanët e shpellave.

Mbetet ende e diskutueshme se kur dhe pse saktësisht u zhdukën rinocerontët, të paktën 14.000 vite më parë, por deri më tani shkak mendohet  të ketë qenë ndryshimi i klimës dhe gjuetia.

Minatorët e arit tregojnë dhe filmojnë ‘thesarin’ e tyre

Minatorët që gjetën rinocerontin thanë se ishin të habitur dhe të gëzuar që pasi pastruan grumbullin pa formë, zbuluan dhe kuptuan se çfarë ishte.

“Çfarëdo zbulimi nga pjesë të mumifikuara të përfaqësuesve të mamuthit janë një material unik për shumë studime, që do të na lejojnë të mësojmë më shumë për zhvillimin individual të kafshëve, dietën dhe kushtet e tyre të jetesës”, tha kërkuesi nga Akademia Ruse e Shkencave, Denis Petrov.

Rinoceronti i gjetur

Shkencëtarët shpresojnë se këto zbulime do të mundësojnë ripërtëritjen e megafaunës, duke përdorur ADN-në e marrë nga mbetjet e tyre biologjike apo fizike. Ata po bëjnë kërkime në ndryshimin e gjeneve, ndonëse diskutohet pjesa etike nëse planeti ynë ka një habitat që do t’i lejojë të mbijetojnë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MBI 500 KILOGRAM KOKAINË/ Si bashkëpunonte djali i Breçanit me Ergys Dashin, trafikonin “mallin” drejt Holandës
Previous article U VRANË 15-VITE MË PARË NGA DRITAN DAJTI/ Përkujtohen katër efektivët e Policisës

s.autor

Postime të ngjashme

MODELJA HABIT ME RRËFIMIN: Prindër milionerë i ofrojnë shuma marramendëse për të dalë me djemtë e tyre Jetë

MODELJA HABIT ME RRËFIMIN: Prindër milionerë i ofrojnë shuma marramendëse për të dalë me djemtë e tyre

VIKTIMA DHE TEMPERATURA REKORD/ Çfarë është “kupola termike” që po përvëlon Europën? Jetë

VIKTIMA DHE TEMPERATURA REKORD/ Çfarë është “kupola termike” që po përvëlon Europën?

MOMENTE TMERRI/ Pasagjerët qajnë dhe luten pas dy uljeve të dështuara të avionit Jetë

MOMENTE TMERRI/ Pasagjerët qajnë dhe luten pas dy uljeve të dështuara të avionit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT