• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 1 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

1 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
ZJARRET/ Mbeten edhe 27 vatra aktive, Ministria e Mbrojtjes: Në operacion 599 forca dhe 452 mjete
Home
Aktualitet
Kronikë

ZJARRET/ Mbeten edhe 27 vatra aktive, Ministria e Mbrojtjes: Në operacion 599 forca dhe 452 mjete

2 August, 2024 s.autor Aktualitet, Kronikë

Gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 27 vatra zjarri, nga të cilat 18 janë shuar. Është ky përditësimi i fundit nga Qendra Kombëtare Operacionale e Emergjencave Civile për situatën e zjarreve në vend, sipas të cilës aktualisht vatrat nuk paraqesin rrezik për zonat e banuara.

Sipas Ministrisë së Mbrojtjes vijojnë të jenë aktive ditën e sotme “vatrat e zjarrit midis fshatit Kakarriqit, njësia administrative Balldren dhe fshatit Gjadër, njësia administrative Dajç, bashkia Lezhë, zjarri në fshatin Zavaline, bashkia Elbasan. Në njësinë administrative Gostimë, bashkia Elbasan po punohet për shuarjen e një tjetër vatre. Ekipet e emergjencave vijojnë punën për shuarjen e vatrave edhe në zonën pyjore Bode, bashkia Maliq, në fshatin Kus, bashkia Tiranë, në fshatin Mushnik, bashkia Rrogozhinë, në fshatin Vorfë, bashkia Malësi e Madhe, në fshatin Salari, bashkia Tepelenë si dhe në parkun kombëtar Qafshtamë, bashkia Krujë”.

Në operacionet për shuarjen e zjarreve në 24 orët e fundit janë angazhuar 599 forca operacionale dhe 452 mjete.

Ministria kërkon nga të gjitha institucionet dhe strukturat e sistemit të mbrojtjes civile angazhimin e tyre maksimal për menaxhimin e situatave të shkaktuara nga zjarret.

“Ju bëjmë thirrje qytetarëve të raportojnë në kohë në numrat e emergjencave për çdo problematikë. Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile do të vijojë ndërprerje ndjekjen e situatave dhe do të angazhojë të gjitha kapacitetet në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar”, thuhet në njoftim.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PD E AKUZOI SE PO MERR PRONA NË VUNO ME VKM/ Rama: Skllevërit e ballkonit Non Grata, pjesë e padisë së radhës
Previous article "KU E KE BURRIN?" Françeska i kthehet ndjekësit: Nuk e kam për të shitur klikime në…

s.autor

Postime të ngjashme

FOTOLAJM/ Dhunuan gazetarin Ilir Demalia, dalin pamjet e agresorëve Aktualitet

FOTOLAJM/ Dhunuan gazetarin Ilir Demalia, dalin pamjet e agresorëve

DITA 32 E DY E TUBIMIT/ Protestuesit para Kryeministrisë: Policia tejkaloi kompetencat Aktualitet

DITA 32 E DY E TUBIMIT/ Protestuesit para Kryeministrisë: Policia tejkaloi kompetencat

VENDIMI I PLOTË/ Gjykata Kushtetuese i jep Erion Veliajt fitoren e dytë kushtetuese, çështja kthehet për rishqyrtim... Aktualitet

VENDIMI I PLOTË/ Gjykata Kushtetuese i jep Erion Veliajt fitoren e dytë kushtetuese, çështja kthehet për rishqyrtim...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT