• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 16 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

16 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
PROTESTA NESËR/ Zbardhet SKENARI. Do të ketë tre LËVIZJE të mëdha që do të…
Home
Shqipëri

PROTESTA NESËR/ Zbardhet SKENARI. Do të ketë tre LËVIZJE të mëdha që do të…

26 January, 2018 F.autor Breaking News, Politikë, Shqipëri

Opozita në orën 12:00, të ditës së nesërme do të jetë në shesh për të mbajtur protestën e paralajmëruar më 18 dhjetor të vitit të shkuar, kur Arta Marku u zgjodh në postin e kryeprokurores. Report TV nga burime pranë selive të dy partive më të mëdha opozitare ka mësuar për mënyrën e organizimit të protestës, për të cilën janë ngritur shtabet përkatëse.
Krerët e dy partive më të mëdha opozitare kanë deklaruar se kjo protestë do të flasë përmes pjesëmarrjes së madhe të qytetarëve, e për ta arritur këtë ka pasur një angazhim të të gjithë strukturave partiake, në qendër dhe në rrethe.

Burime të Report TV kanë bërë të ditur se protesta do të ketë tre itinerare lëvizjesh, që do të shkojnë drejt Kryeministrisë në formë marshimi. Anëtarët, militantët dhe qytetarët që do të vijnë nga qytetet do të kenë pikëtakim tek Sheshi “Skëndërbej”, në pritje të marshimit që do të nis nga selia e Partisë Demokratike, nga ku do të dal Lulzim Basha.

Kreu i opozitës, sipas planit të përgatitur, do të dalë nga selia blu dhe do të ecë përgjatë bulevardit ‘Zhan Dark’, për të mbërritur tek godina e Hotel Dajtit, së bashku me njerëzit që do e shoqërojnë dhe me pankartat. Tek kjo godinë, Basha do i bashkohet qytetarëve që do të vijnë nga sheshi ‘Skëndërbej’, për të marshuar më pas së bashku drejt Kryeministrisë.

Një tjetër itinerar do të jetë nga selia e Lëvizjes Socialiste për Integrim. Njësoj si PD edhe anëtarët e Lëvizjes Socialiste për Integrim pikëtakimin do e kenë në sheshin ‘Skëndërbej’, ndërsa kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi do të vijë nga selia, për t’iu bashkuar protestuesve.

Protesta do të shoqërohet nga fjalime politike që do të mbyllen nga Lulzim Basha. Qytetarët nga rrethet do të vijnë me autobusë, të cilët do të kenë pikëmbërritje të ndryshme, larg qendrës së kryeqytetit por ata do të do të mblidhen tek sheshi ‘Skëndërbej’, për marshimin rreth orës 12 drejt Kryeministrisë.

Kjo protestë është parashikuar të zgjasë 3-4 orë, me një fjalim përmbyllës nga Basha. Për organizimin e degëve, Report TV ka kontaktuar me disa prej drejtuesve lokalë. Kreu i opozitës, Lulzim Basha ka shmangur pyetjet se çfarë do të ndodh më 28 janar, ndërsa është paralajmëruar valë protestash në javët në vijim. Opozita nëpërmjet protestës kërkon largimin e qeverisë “Rama” dhe krijimin e një qeverie tjetër.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article AEROPORTI I VLORËS: Më i lirë dhe më i madh sesa Rinasi (DETAJET)
Previous article A e kanë mbaruar gjimnazin Ornela dhe Majlinda Bregu?

F.autor

Postime të ngjashme

FIKU TELEFONIN PASI U LARGUA NGA GRUPI I PS/ Çfarë postonte një javë më parë deputetja Koçeku: Shqipëria ka nevoje... Politikë

FIKU TELEFONIN PASI U LARGUA NGA GRUPI I PS/ Çfarë postonte një javë më parë deputetja Koçeku: Shqipëria ka nevoje...

NXITËN BLLOKIMIN E RRUGËS SË RINASIT/ Procedim penal për 19 protestues Aktualitet

NXITËN BLLOKIMIN E RRUGËS SË RINASIT/ Procedim penal për 19 protestues

TRAGJIKE NË KSAMIL/ Mjeti lundrues përplaset me skafin e Policisë Kufitare, një i vdekur dhe disa të plagosur Aktualitet

TRAGJIKE NË KSAMIL/ Mjeti lundrues përplaset me skafin e Policisë Kufitare, një i vdekur dhe disa të plagosur

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT