• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
U ARRESTUA ME KËRKESË TË SERBISË/ Lirohet me kusht ish-ushtari i UÇK-së në RMV
Home
Rajon

U ARRESTUA ME KËRKESË TË SERBISË/ Lirohet me kusht ish-ushtari i UÇK-së në RMV

1 August, 2024 s.autor Rajon

Një ditë pas vizitës së ministrit të Brendshëm të Kosovës, Xhelal Svecla në Shkup, nga Maqedonia e Veriut vjen lajmi për lirimin me kusht të ish-ushtarit të UCK-së Blerim Ramadani.

Ai ishte arrestuar nga policia e Maqedonisë së Veriut në pikëkalimin kufitar të Jazhnicës, me kërkesë të Interpolit të Serbisë dhe i ishte caktuar masa e 30 ditëve paraburgim.

Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK, Faton Klinaku ka bërë të ditur për mediat në Kosovë, se ishte informuar, se Ramadani ishte liruar me kusht nga paraburgimi.

Një ditë më herët, ministri Sveçla tha pas takimit me homologun e tij në Shkup, Pançe Toshkovski se nuk duhet të lejohet që vendet e treta të vështirësojnë qarkullimin e lirë të qytetarëve.

Kërkesën e Serbisë për ekstradimin e ish luftëtarit të UÇK, ai e cilësoi si kriminale.

“Nuk do të lejojmë që kërkesat kriminale të një vendi të tretë, të cilat nuk kanë asnjë bazë ligjore, të pengojnë lëvizjen e lirë të qytetarëve tanë.”

Me vendim të gjykatësit të procedurës paraprake, Ramadani do të qëndrojë në arrest shtëpie e deri  më 16 gusht, kur pritet të përfundojnë procedurat e mëtejshme.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SITUATA DREJT NORMALITETIT/ Shëngjinit i rikthehen pushuesit e larguar nga frika e përhapjes së zjarrit
Previous article E RËNDË NË GREQI/ I riu shqiptar abuzon me ish-të dashurën e mitur

s.autor

Postime të ngjashme

KOSOVË/ Ngrihet aktakuzë ndaj gjashtë serbëve për barrikadat në veri Rajon

KOSOVË/ Ngrihet aktakuzë ndaj gjashtë serbëve për barrikadat në veri

ZGJEDHJET/ Numërohen 99.40% e votave në Kosovë, kryeson Lëvizja Vetëvendosje, sytë mbeten nga 15 kutitë e fundit Rajon

ZGJEDHJET/ Numërohen 99.40% e votave në Kosovë, kryeson Lëvizja Vetëvendosje, sytë mbeten nga 15 kutitë e fundit

ZGJEDHJET NË KOSOVË/ KQZ publikon shifrat: Sa qytetarë kanë ushtruar të drejtën e votës Rajon

ZGJEDHJET NË KOSOVË/ KQZ publikon shifrat: Sa qytetarë kanë ushtruar të drejtën e votës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT