• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Biznes
  • GoodNews
  • Movers
  • Portret
BUXHETI NUK DO ULET/ Formulë e re për ndarjen e fondeve për bashkitë që nga viti i ardhshëm, ja si do të funksionojë
Home
Ekonomi

BUXHETI NUK DO ULET/ Formulë e re për ndarjen e fondeve për bashkitë që nga viti i ardhshëm, ja si do të funksionojë

1 August, 2024 s.autor Ekonomi

Nga viti i ardhshëm, buxheti për bashkitë do të shpërndahet me një formulë të re, ku do të merren në konsideratë të dhënat e reja të popullsisë. Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku (plane Fjorela-Mazniku) konfirmoi se megjithëse në 11 qarqe popullsia rezultoi në rënie, bashkitë gjithsesi nuk do të marrin më pak para’.

“Jemi në fazën që fillojnë përgatitjet për buxhetin e vitit të ardhshëm. Tashmë ne duhet, politik-bërësit, ekspertët, qoftë të qeverisë e qoftë të bashkive duhet ta orientojnë buxhetin e tyre bazuar në këto shifra ku treguesi kryesor është popullsia me

80 për qind të peshës”, thotë Agron Haxhimali, ekspert i financave vendore.

Me gjithë formulës e re, transferta e pakushtëzuar që qeveria i jep 61 njësive të pushtetit vendor nuk mund të jetë më pak se 1 për qind e produktit të brendshëm bruto dhe jo më pak se transferta e vitit paraardhës. .

“Me gjithë rrudhjen e popullsie, kapitali njerëzor ka nevojë për të njëjtat shërbime. Ndaj është e rëndësishme që kjo praktikë mos të prishet. Përkundrazi, bashkitë kanë nevojë edhe për më tepër para”, thotë Haxhimali.

Në formulën e re të ndarjes së buxhetit që qeveria po diskuton, pritet të përfshihet edhe dhënia e granteve në bazë të performancës së bashkisë. Njësitë e pushtetit vendor do të marrin buxhet në varësi të ecurisë që do të kenë. “Kjo është një mase e nevojshme pasi performanca e bashkive lë për të dëshiruar. Vetëm 1/3 e taksës së pronës mblidhet sot nga bashkitë”, thotë Haxhimali.

Për këtë vit transferta e pakushtëzuar që i është shpërndarë bashkive është 36.5 miliardë lekë, dhe brenda kësaj vlere është përfshirë edhe kosto për rritjen e pagave. Për vitin 2025, fondi pritet të kalojë shifrën e 40 miliardë lekëve.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MBAHEJ PENG NGA I DASHURI I NËNËS/ 4-vjeçari qëllohet për vdekje nga policia teksa tentonin ta shpëtonin
Previous article TENTUAN TË VRISNIN DUMANIN, ALIBEJN DHE "SAKATIN"/ Detaje nga operacioni i SPAK në Elbasan, vëllezërit Çopja i investonin paratë e krimit në…

s.autor

Postime të ngjashme

DIVA 2025/ Mbi 2 mijë prindër pritet të përfitojnë kompensim për arsimin e fëmijëve Ekonomi

DIVA 2025/ Mbi 2 mijë prindër pritet të përfitojnë kompensim për arsimin e fëmijëve

BORDI I TRANSPARENCËS NDRYSHON ÇMIMET/ Sa do të kushtojnë nafta e benzina në treg Ekonomi

BORDI I TRANSPARENCËS NDRYSHON ÇMIMET/ Sa do të kushtojnë nafta e benzina në treg

STUDIMI/ Shqipëria e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore Ekonomi

STUDIMI/ Shqipëria e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT