Policia dhe një qytetar janë përfshirë në një konflikt verbal, i cili është filmuar nga ky i fundit, në lidhje me një gjobë.
Në videon e publikuar nga Fiks Fare shihen një polic që insiston për vendosje gjobe kundër një qytetari me arsyetimin e nuk kishte vendosur zinxhirët e dëborës.
Por qytetar siç edhe dëgjohet në këtë video nuk pranon që të firmos proces verbalin, pasi sipas tij nuk ka qenë e nevojshme vendosja e zinxhirëve pasi në atë rrugë ku ecën ai nuk ishte dëborë.
Video është xhiruar në Skuraj të Lezhës.


