• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
ZJARRET NË VEND/ Ministria e Mbrojtjes publikon të dhënat: Janë shuar 13 vatra nga 20, vijon puna për shuarjen në disa zona
Home
Aktualitet
Kronikë

ZJARRET NË VEND/ Ministria e Mbrojtjes publikon të dhënat: Janë shuar 13 vatra nga 20, vijon puna për shuarjen në disa zona

30 July, 2024 s.autor Aktualitet, Kronikë

Ministria e Mbrojtjes ka bërë një përditësim lidhur me situatën e zjarreve në vend për 24 orët e fundit. Mësohet se në 24 orët e fundit janë shuar 13 nga 20 vatra zjarri të evidentuara, përfshirë zjarrin në fushën e mbetjeve në Vlorë.

Bëhet me dije se zjarret vijojnë të jenë aktive në fshatin Zogaj, bashkia Tropojë dhe në fshatin Hoten, bashkia Vau Dejës, të cilat nuk paraqesin rrezik për zonat e banuara. Ndërkohë zjarri në fshatin Mal-Shëngjin, bashkia Lezhë, u përhap dje, por ndërhyrja nga ajri shmangu rrezikun për qytetarët.

Zjarri në fshatin Zavalinë në Elbasan, po mbahet nën kontroll me ndihmën e Forcave të Armatosura. Gjithashtu puna vijon edhe në kodrat e liqenit të Viroit në Gjirokastër dhe në fshatin Lozhan, në Maliq.

Njoftimi i plotë:

Në 24 orët e fundit ka vijuar pa ndërprerje puna për shuarjen e zjarreve në disa zona të vendit. Janë shuar 13 vatra zjarri nga 20 të evidentuara në 24 orët e fundit, mes tyre edhe zjarri në fushën e mbetjeve në qytetin e Vlorës.

Por vijojnë të jenë aktive sot zjarret në:

fshatin Zogaj, bashkia Tropojë, I cili është izoluar plotësisht në kufi me bashkinë Has dhe vijon aktive me intesitet të ulët në veri të lagjes Hajdarmataj. Strukurat e pushtetit vendor të mbështetura nga Forcat e Armatosura po vijojnë operacionin në atë zonë. Por punohet për shuarjen e vatrës në fshatin Hoten, bashkia Vau Dejës. Zjarri ka intensitet të ulët dhe nuk paraqet rrezik për zonat e banuara.

Zjarri në fshatin Mal-Shëngjin, bashkia Lezhë, i cili është aktiv prej disa ditësh, pasditen e djeshme u përhap menjëherë duke vënë në rrezik bizneset dhe zonat e banuara. Pas ndërhyrjes nga ajri është bërë e mundur shmangia e rrezikut për qytetarët.

Sot vijon operacioni nga toka dhe ajri.

Vijon të jetë aktiv zjarri në fshatin Zavalinë, bashkia Elbasan, ku janë angazhuar në aksion strukturat e pushtetit vendor të mbështetura nga Forcat e Armatosura.

Puna Po vijon edhe në dy vatra të tjera, në kodrat e ligenit të Viroit, në Gjirokastër dhe fshatin Lozhan, bashkia Maliq.

Mirënjohje për të gjitha forcat operacionale të angazhuara në këto operacione për shuarjen e zjarreve, një pjesë e të cilave shkaktuar qëllimisht nga dora e njeriut. Ju bëjmë thirrje banorëve të bëjnë kujdes! Ligji është i qartë dhe i rreptë për ata që ndezin zjarre!

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ARRESTIMI I KREUT TË PROKURORISË NËVLORË/ KLP vendos nesër nëse do ta pezullojë
Previous article "DO GJEJMË NDONJË KOLEGE QË NA ARTOHET..."/ Nevina zbulon pse nuk dëshiron të bëjë dasmë

s.autor

Postime të ngjashme

"PO MARRIM PUNTORË NGA EGJIPTI, MË PRODUKTIVË..."/ Artan Dulaku zbulon nëse po pastohen para nga ndërtimi në Shqipëri Aktualitet

"PO MARRIM PUNTORË NGA EGJIPTI, MË PRODUKTIVË..."/ Artan Dulaku zbulon nëse po pastohen para nga ndërtimi në Shqipëri

"SHQIPËRI E RE"/ Tirana ‘pushtohet’ nga protestuesit, marshim në rrugët e kryeqytetit, thirrje kundër Ramës Aktualitet

"SHQIPËRI E RE"/ Tirana ‘pushtohet’ nga protestuesit, marshim në rrugët e kryeqytetit, thirrje kundër Ramës

"MOS GUXO TA ÇOSH NË KONFLIKT CIVIL"/ Qytetarët mesazh Ramës: E dimë që ke futur patronazhistë Aktualitet

"MOS GUXO TA ÇOSH NË KONFLIKT CIVIL"/ Qytetarët mesazh Ramës: E dimë që ke futur patronazhistë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT