• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
RAMA NJOFTON NDRYSHIME NË QEVERI/ Balla shkarkohet si ministër i Brendshëm, Peleshi kreu i grupit të PS! Ikën Mete
Home
Politikë

RAMA NJOFTON NDRYSHIME NË QEVERI/ Balla shkarkohet si ministër i Brendshëm, Peleshi kreu i grupit të PS! Ikën Mete

28 July, 2024 s.autor Breaking News, Politikë

Kryeministri Edi Rama në Kongresin e PS njoftoi ndryshime në qeveri. Rama tha se do t’i dorëzojë Presidentit dekretin për disa ndryshime, Ervin Mete ikën nga kabineti qeveritar. Ministër i Financave propozohet Petrit Malaj, aktualisht kreu i Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore.

Taulant Balla pritet të shkarkohet si ministër i Brendshëm dhe t’i besohet posti i ministrit të Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, post që më parë mbahej nga Elisa Spiropali. Kjo e fundit do propozohet kryetare e Kuvendit, në vend të Lindita Nikollës që dha dorëheqjen.

Vendin e Ballës si ministër i Brendshëm pritet ta marrë Ervin Hoxhaj, aktualisht kreu i IKMT. Po ashtu, Rama propozon shkarkimin e Niko Peleshit si ministër i Mbrojtjes, të cilit pritet t’i japë postin e kreut të grupit të PS. Ministri i Mbrojtjes, sipas propozimit të Ramës, pritet të jetë Pirro Vëngu, drejtori i Portit të Durrësit.

“Do i propozoj grupit që në seancë të menjëhershme ti japim mbështetje Spiropalit për të marrë drejtimin e parlamentit. Do propozoj Bledi Çuçin nënkryetar, Peleshi kreu i grupit të PS. Sot menjëherë pas këtij takimi i çoj presidentit propozimet për ndryshimet në qeveri, Balla ministër për marrëdhëniet me parlamentin, ministër i Brendshëm, Ervin Hoxha, i Financave, Petrit Malaj dhe i mbrojtjes Pirro Vëngu”, tha Rama.

Ndryshimet
Kryetare Kuvendi- Elisa Spiropali, zëvendëson Lindita Nikollën
Nënkryetar Kuvendi– Bledi Çuçi
Kryetar i Grupit Parlamentar të PS– Niko Peleshi, zëvendëson Bledi Çuçin
Ministri i Shtetit për Marëdhëniet me Parlamentin- Taulant Balla, zëvendëson Elisa Spiropalin
Ministri i Brendshëm– Ervin Hoxhaj, zëvendëson Taulant Ballën
Ministër Financash-Petrit Malaj, ikën Ervin Mete
Ministër i Mbrojtjes– Pirro Vëngu, zëvendëson Niko Peleshin
Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SA DO RRIJË PS NË PUSHTET? Rama: 50 vjet? Pse të mos rrimë 100?! Kush na e ndalon
Previous article PLAGOSI TË BIRIN ME ÇIFTE/ Gjykata lë në burg 83-vjeçarin Agim Shkullaku

s.autor

Postime të ngjashme

SHISNIN ARMË ZJARRI E MUNICIONE/ Goditet grupi kriminal në zemër të Tiranës, 4 të arrestuar, 2 në kërkim Aktualitet

SHISNIN ARMË ZJARRI E MUNICIONE/ Goditet grupi kriminal në zemër të Tiranës, 4 të arrestuar, 2 në kërkim

"KËSAJ I THONË TË KESH DY B*THA, NJË TA MBASH NJË TA ÇASH"/ Rama kritikon blogerët që mbështesin protestat në Zvërnec Politikë

"KËSAJ I THONË TË KESH DY B*THA, NJË TA MBASH NJË TA ÇASH"/ Rama kritikon blogerët që mbështesin protestat në Zvërnec

"ISHTE SKANDAL I MADH"/ Rama ndan me socialistët historinë se si u zgjodh në krye të partisë: Në Fier më thoshin “hë, erdhe ti”, por… Politikë

"ISHTE SKANDAL I MADH"/ Rama ndan me socialistët historinë se si u zgjodh në krye të partisë: Në Fier më thoshin “hë, erdhe ti”, por…

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT